Gruaja që mbajti gjallë legjendën

119

Më 28 dhjetor të vitit 2013, legjenda Michael Schumacher pësoi një dëmtim fatal në tru dhe që prej asaj dite nuk dihet asgjë konkrete për gjendjen e tij shëndetësore.

Prej 6 vitesh bota pret lajme për legjendën, por ndërsa për secilin prej adhuruesve të tij jeta vijon normalisht larg shtratit të Schumacher, e shoqja nuk e ka ndalur luftën në asnjë moment.

Në prag të 6-vjetorit të ngjarjes së rëndë, gruaja e tij ka dhënë një mesazh të rrallë shprese.

Corinna publikoi një deklaratë, ndërsa fansat po përgatiten të fillojnë fushatën ‘KeepFightingMichael’.

“Gjërat e mëdha filluan me hapa të vegjël. Shumë grimca të vogla mund të formojnë një mozaik të madh. Së bashku ju jeni më të fortë dhe kjo është ajo çfarë bënë kombinimi i forcave të ‘#KeepFighting'”, tha ajo.

Kampioni i Formula 1 pësoi një dëmtim fatal në vitin 2013 dhe që prej asaj dite kur ra në koma nuk dihet asgjë me saktësi për shëndetin e tij. Ajo që dihet është se e shoqja dhe dy fëmijët 22 e 20 vjeç kujdesen për të në shtëpinë e tyre në Zvicër.

Reiner Ferling, kryetari i klubit të tifozëve tha se ende ka shpresë që Schumacher do dalë sërish në publik.

“Fatkeqësisht, ka ardhur koha përsëri, përvjetori i gjashtë i aksidentit të Michael po afron. 6 vjet plot shpresë se ai do të dalë një ditë përsëri në publik”, tha ai.