Fëmija i Charlize Theron është transgjinor, aktorja: Mendoja se ajo ishte djalë

71

Aktorja e famshme Charlize Theron ka vendosur të flasë hapur për jetën e saj familjare. Fituesja e disa çmimeve kinematografike ka rrëfyer së fundmi se fëmija i saj i madh është transgjinor. Sipas vetë aktores, 7 vjeçari Jackson u përcaktua mashkull në lindje, por i kishte rrëfyer të ëmës vetëm 4 vite më parë se në fakt është një vajzë. “Edhe unë mendoja se ajo ishte djalë. Deri sa më pa në sy, në moshën 3 vjeçare dhe më tha: Nuk jam djalë”-ka rrëfyer aktorja 43 vjeçare në një intervistë për Daily Mail.
“Ja pra ku jemi. Kam dy vajza të bukura, të cilat si çdo prind, dua ti mbroj dhe ti shoh të lulëzojnë”-është shprehyr Theron. Sipas aktores fëmijët e saj kanë lindur ato që janë por do ta gjejnë veten në këtë ndërsa rriten, ashtu siç do të zbulojnë edhe kush duan të jenë. “Nuk më takon mua të vendos për to”.
Theron e adoptoi Jackson në vitin 2012 dhe vajzën e dytë në gusht të 2015-ës. “Detyra ime si prind është që ti mbështes dhe ti dua ato, si dhe të sigurohem që të kenë çdo gjë për të cilën kanë nevojë për të qënë ata që duan të jenë. Unë do të bëj gjithçka mundem për fëmijët e mi ta kenë këtë të drejtë dhe të jenë të mbrojtur”-ka thënë aktorja.
Ajo shtoi se falenderon të ëmën që e ka mësuar të jetë tolerante dhe njeri pranues. “Ju e dini, unë jam rritur në Afrikën e Jugut ku njerëzit jetonin me gjysmë të vërteta dhe thashetheme, dhe askush nuk thoshte gjë përballë. Ndërsa unë u rrita që të mos isha e tillë. Nëna ime më ka mësuar se duhet të ngresh zërin, sepse kur kjo jetë të mbarojë, duhet ta dish se ke jetuar me të vërtetën”-shpjegoi Theron.
Aktorja ka qënë një aktiviste e komunitetit LGBTQ për shumë vite. Në 2009-ën, Theron deklaroi se nuk do të martohej me të dashurin e saj Stuart Toënsend deri sa të gjithë në SHBA të kishin të drejtën për tu martuar.
Në fakt Theron nuk u martua me Toënsend pasi u ndanë një vit më vonë. Më pas ajo krijoi një lidhje me aktorin e famshëm Sean Penn me të cilin edhe u fejua, por çifti u nda në 2015-ën. Pak ditë më parë Theron deklaroi në emisionin televiziv “Entertainment Tonight” se është mëse e disponueshme e madje inkurajoi këdo që do të dëshironte ti vijë rrotull dhe të dalë me të.