E dashur vetja ime, ti po plakesh…

616
Pink i shkruan vetes një letër…
E dashur vetja ime, ti po plakesh. I shoh rrudhat… Sidomos kjo duket kur buzëqesh. Hunda të rritet me kalimin e viteve. Ti dukesh dhe ndihesh e çuditshme derisa mësohesh me këtë realitet të ri. Por hunda ngjason me atë të fëmijëve të tu dhe fytyra të rrudhet kur ti qesh…Dhe po, je idiote që ke pirë duhan.
Herë pas herë ke menduar të ndryshosh fytyrën përmes operacioneve plastike, por më pas ke parë një emision në të cilin flisnin persona që nuk u lëvizte mimika e fytyrës nga operacionet…ishte e vështirë të kuptoje ndjenjat e tyre. Fytyra e tyre nuk thoshte asgjë. Nuk mund ta mbështesje këtë ide, nuk mundeshe!
Kam dëshirë që fëmijët e mi ta kuptojnë kur jam me nerva. Jam me fat sepse kurrë nuk e kam pasur karrierën të lidhur me pamjen time të jashtme. Kam kuptuar se talenti dhe individualiteti është më i rëndësishëm se fytyra ime. Kështu që kini vëmendjen sepse unë do të planem me “modën e vjetër” (old fashioned).