Dalai Lama: Gratë janë udhëheqëset e së ardhmes

55

Në korrik të vitit 2019 pesë persona ndanë momentet e tyre plot kuptim me Dalai Lamën. Danielle LaPorte një prej këtyre tregon për takimin e mbajtur në Dharamsala me shenjtërinë e tij Dalai Lama.

“Më vjen keq që u lashë të prisnit”. Këto ishin fjalët e tij kur u shfaq në sallë, gjithë rrezatim e fuqi. Bashkëbisedimi kishte lidhje me ndërgjegjjen universale, aksionet ushtarake dhe politikën. Shumica e bisedës shoqërohej me të qeshura. Dalai kthehet drejt LaPorte me një buzëqeshje depërtuese.

– Ti ke një pyetje-më tha. 

– Gjenerata ime është në udhëkryq. Pyes veten çfarë mesazhi keni ju për këtë situatë?

– Në perëndim ti arsimohesh. Kjo është diçka e mirë. Ti përdor teknologjinë. Kjo është diçka e mirë. Por njerëzit nuk edukohen mbi vlerat e zemrës, apo dhembshurisë. Kjo është ajo që duhet të bëni. Nuk ka rëndësi nëse je i krishterë apo budist. Dhembshuria ndodhet në zemrën e njeriut, përtej bindjeve fetare. Edhe unë që jam budist mendoj se nuk kam nevojë për budizmin. Gjithçka më duhet është dhembshuria në zemër. Gratë e dinë këtë sepse paqja është e patundur tek ato. Nëse bashkon burrat ata do të luftojnë. Nëse bashkon gratë ato do të bëjnë paqe. Gratë janë udhëheqëset e së ardhmes.

Në përfundim të takimit Dalai Lama na shoqëroi tek dera dhe na përqafoi të gjithëve aq ngadalë sa dukej sikur kishte në dispozicion gjithë kohën e botës. Pasi më përqafoi, u pamë në sy dhe shikimi i tij ishte i mbushur plot me dashuri dhe mirëkuptim.

 

Përshtati në shqip Emi Bibolli