Burrat nuk maturohen derisa arrijnë 40 vjeç, e thotë dhe shkenca

215

Dëgjojmë shpesh herë njerëzit të thonë se burrat nuk rriten kurrë, ose edhe kur rriten vazhdojnë të sillen si fëmijë. Disa njerëz të tjerë besojnë se burrat maturohen vetëm kur përfshihen në një marrëdhënie dashurie ndaj shkenca dëshironte ta konfirmonte këtë.

Një studim i kryer nga Universiteti i Oksfordit shpjegon se maturimi i trurit të qënieve njerëzore ndodh në moshë madhore për shkak të zhvillimit të vazhdueshëm të pjesëve funksionale dhe strukturore të trurit.

Ky studim kishte qëllim të zbulonte se cilat pjesë ndryshojnë dhe cilat qëndrojnë të njejtat në trurin e njeriut gjatë periudhës së maturimit. Kështu u ekzaminua truri i 121 njerëzve të moshave nga 4 deri 40 vjeç duke marrë gjithashtu parasysh edhe gjininë e këtyre njerëzve.

Rezultatet e studimit treguan se burrat dhe gratë kanë të njëjtin proçes maturimi por burrave u duhet më shumë kohë të maturohen dhe zhvillimi i trurit të tyre është më i ngadaltë sesa ai i grave. Gratë nga ana tjetër kanë zhvillim më të shpejtë ndaj themi se ato maturohen në jetë më shpejt se burrat.

Për më tepër rezultatet treguan se truri i një gruaje punon në mënyrë më efikase. Truri i tyre ka memorie më të mirë, lidhjet nervore janë më të dendura se tek truri i burrave dhe perceptimi i ngjyrave apo shijeve tek to është më i detajuar.

Përshtati në shqip, Emi Bibolli