73 vjeçarja ndan me njerëzit rrugëtimin e saj frymëzues të transformimit fizik

59

Joan MacDonald është një grua 73 vjeçare nga Ontario, Kanada e cila është shembulli ideal i shprehjes ‘nuk është kurrë vonë për të ndryshuar’. Ajo vendosi ta merrte vetë situatën në dorë kur doktorët i thanë se do i duhej të shtonte dozat e mjekimeve nëse do të vazhdonte me këtë stil jetese. Sot ajo pozon për revistat e fitnesit. Joan është e famshme në rrjetet sociale dhe ndiqet nga 400 mijë njerëz në rrjetin social Instagram, aty ku postoi edhe etapat e rrugëtimit të saj të cilat u bënë virale.

  • 3 vjet më parë unë fillova një ‘udhëtim’ të gjatë e të ngadalshëm dhe tani e kam kuptuar se ky udhëtim nuk ka fund. Çdo ditë unë shkoj në të njëjtin drejtim duke u bazuar tek zgjedhjet e mia. Çdo muaj është një hap më tepër drejt arritjes sime. Nga viti në vit duket se kam ndryshuar totalisht sa mendoj se nuk kam më çfarë të ndryshoj por përsëri nuk ndalem. Kam kuptuar realisht se ne nuk kemi asnjë limit. Në çdo moment mund të ndryshojmë nëse marrim një vendim për të ndryshuar. Pavarësisht sa sfiduese dhe e vështirë të jetë jeta ne duhet të jemi të vendosur për qëllimin që kemi dhe të inkurajohemi për të ecur përpara. Kur e nisa këtë ndryshim nuk e imagjinoja kurrë se do të arrija këtu ku jam sot. Doja të përmirësoja shëndetin tim dhe të hiqja dorë nga mjekimet. Çdo derë që hapim na drejton tek një tjetër derë dhe më pas tek një tjetër.

Shpresoj që të gjithë ju të vendosni të rriteni, të mësoni të doni veten tuaj, të kujdeseni mësë miri për veten tuaj, të dashuroni më gjithë zemër dhe të guxoni të ëndërroni.

Përktheu Emi Bibolli