5 gjëra për të mbështetur dikë që vuan nga depresioni

112

Depresioni të tërheq zvarrë. Kushdo që e ka provuar e përjeton ndryshe, por të gjithë bien dakord se ta shpif. Megjithatë, shpesh, pyes veten nëse njerëzit që nuk vuajnë nga depresioni, e kuptojnë vërtetë se sa i dhimbshëm është.
Duhet kuptuar se depresioni është në fakt një sëmundje kronike me siptoma që janë kryesisht të padukshme. Edhe pse është bërë shumë përparim në mënyrën e trajtimit të tij, ende nuk dimë saktësisht se çfarë e shkakton ose pse ka trajtime që funksionojnë dhe të tjera jo.
Është një sëmundje dëshpëruese me të cilën duhet të jetosh sepse të jesh e trishtuar, frustruar dhe pa gjumë për një kohë të gjatë është vërtetë rraskapitëse, veçanërisht kur nuk mund tja vërtetosh askujt se je vërtetë sëmurë.
Edhe nëse depresioni yt është mjaftueshëm i menaxhueshëm sa për të dalë nga shtëpia, mund të prekë çdo gjë tjetër në jetë. Mund të ndërhyjë në punën tënde, ose thjesht mënyrën se si u dukesh eprorëve të tu, që natyrisht ka pasoja në vlerësimin e performancës tënde.
Mund të bëjë që të dashurit apo miqtë e tu të duan gjithnjë e më pak të qëndrojnë pranë teje sepse shumë prej tyre nuk u pëlqen negativiteti i njerëzve të depresuar. Në formën e tij më të keqe, depresioni mund të çojë deri në vdekje. Është padyshim një sëmundje serioze dhe shteruese.
E ndërsa është fantastike që kemi filluar të luftojmë keqinformimin dhe paragjykimet që rrethojnë depresionin, ka ende shumë për të bërë sa I përket mënyrës se si I trajtojmë njerëzit me depression. Vetëdija është e mirë, por në fund të ditës, duhen njerëz që e kuptojnë vërtetë këtë sëmundje dhe dijnë të japin mbështetjen e duhur. Ndaj mëposhtë janë 5 këshilla bazë se si të mbështesni dikë që vuan nga depresioni.

1. Mos thoni kurrë : “S’merrem dot me ty”
Kur dikujt me depresion i thuhet :Nuk tad al dot, veçanërisht nga dikush i afërt, mund të dërgojë të sëmurin në një spirale faji dhe trishtimi. Njerëzit me depresion shpesh kanë ide të gabuara se sat ë mbështetur dhe sa i duan, kështuqë tu thuash : S’mund të merrem me ty, apo variante të tjera si :Nuk ta dal dot nga dikush që duan dhe besojnë mund të thotë që ata të mendojnë të njëjtën gjë për të gjithë ata që i rrethojnë. Imagjinoni ta dëgjoni këtë frazë nga të gjithë ata që ju rrethojnë. Kjo është çfarë depresioni të bën të mendosh. Të bën të ndjesh se je pengesë për gjithë botën.
Kjo nuk do të thotë që ju duhet të jeni mbështetje konstante për personat me depresion. Por duhet të jeni pozitibë dhe inkurajues. Mjafton të thoni përshembull : Pse nuk bën një shëtitje sa të përfundoj këtë punën që kam në dorë. Ose : “Jam krenare për ty që po kujdesesh për veten”, apo “E vlerësojnë që po angazhohesh për të më ndihmuar edhe mua”.

2. Mos i bëni të ndihen keq të sëmurët sepse janë negativë
Depresioni e rikompozon botën brenda një tabloje negativiteti. Për shembull, gjatë një episodi depresiv, njerëzit e sëmurë ndjejnë se mund të lidhen me mirë me ndjenjat negative sesa pozitive. Ata e kanë të vështirë të përjetojnë emocione positive edhe kur I lavdëron. Ndërsa kur dikush I kritikon, ndjenja e fajit apo zemërimit është më e lehtë për tu pranuar.
Pra duhet kuptuar, që njerëzit që vuajnë nga depresioni nuk zgjedhin të shohin negative dhe të injorojnë positiven. Thjesht emocionet positive janë më pak të aksesueshme prej tyre.
Kështuqë kur të përballeni me negativitetin e një personi të sëmurë, më mirë fokusoheni tek diçka tjetër. Mund të pyesni përshembull: “A ndodhi ndonjë gjë e bukur sot? Ose “fokët të duken shumë më bukur sot, mos i ke ndryshuar? Duhet kuptuar që për njerëzit me depresion, ka ditë, kur asgjë nuk i bën ata të ndihen mirë. Kështuqë nëse keni nevojë të shkëputeni nga treni i depresionit, kthejeni nga vetja duke u thënë atyre që do të donit të flisnit për diçka të bukur.

3. Ndihmojini për të zbatuar rutinën e mjekimit
Ndonjëherë, të marrësh mjekimin në mënyrë të rregullt është jashtëzakonisht e rëndësishme. Por rutina e mjekimit shpesh të bën të ndihesh si e mpirë ndërsa në dukje mund të jesh e qetë. Ka momente që do ishte mirë ti thonit të afërmit tuaj që vuan nga depresioni se është ide e mirë që të flasë me mjekun për të ndryshuar mënyrën e mjekimit. I vetmi “rregull” për mjekimi që duhet përforcuar nga ana juaj është që nëse personi i sëmurë mendon të lëndojë veten apo të tjerët, ju do të kërkoni ndihmë menjëherë. Çdo gjë tjetër, ndryshimi i mjekimit sepse mbase nuk po i ndihmon apo edhe i mjekut, janë vendime që duhet ti marrin vetë ata (të sëmurët).

4. Kuptoni që Depresion nuk do të thotë “trishtim”
Depresioni është një gjendje me një mori siptomash, si lodhje, mendim i çekuilibruar, probleme gjumi etj. Irritimi është gjithashtu një siptomë e zakonshme dhe rrallë njerëzit që kanë këtë siptomë mirëkuptohen.
Natyrisht që është e vështirë të jesh i dashur me dikë që të vërsulet me irritim. Të rriturit e kontrollojnë, deri në një farë mase, sjelljen e tyre. Por s’keni pse të ndjeni që duhet ta toleroni sjelljen e keqe sepse dikush ka depresion. Por duhet gjetur mënyra për ta kontrolluar. Miratimi apo aprovimi i asaj që ata përjetojnë është një mjet i mirë. Pra, ndërsa nuk pranoni që tju flasin në një mënyrë që nuk dëshironi, mund të aprovoni ndjenjat apo frustrimin e tyre. “Kjo duket shumë e vështirë. Më vjen keq që ndjehesh e frustruar”-është një shprehje e mirë në këto raste.

5. Aprovoni, miratoni dhe pranoni
Pranimi nuk është mjet i mirë për tu përballur betëm me irritimin, por me çdo aspekt të një sëmundje kronike. Logjika nuk ndihmon në këto raste. Dikush që vuan nga depresioni, nuk jeton në të njëjtin univers me ju. Lidhet që udhëheqin universin tuaj, nuk ekzistojnë në universin e atij/asaj që është e sëmurë. Ndaj është edhe më frustruese të kesh rreth e rrotull njerëz që veprojnë sikur ajo që po u ndodh atyre nuk është reale apo është e gabuar.
Ndaj duhet tja pohoni atë që po ndodh, duke i lënë të kuptojë se e vërtetoni gjithashtu. Mund të jetë shumë e vështirë tja shpjegosh këtë realitet dikujt që nuk vuan nga sëmundjet mendore. Ndaj përpiquni të kuptoni se mendimi racional nuk funksionon sepse logjika nuk ekziston në universin e një personi me depresion.

***
Të kesh depresion është rraskapitëse. Duhet përpjekje, durim dhe dhembshuri për të dashur dikë që vuan nga kjo sëmundje. Askush s’mund të thotë që është e lehtë. Por edhe njerëzit me depresion meritojnë dashuri dhe shoqëri.