19 gratë që ndryshuan gazetarinë në vitin 2019

159

Për një grua nuk është e lehtë të jetë gazetare. Gati 1/3 e grave gazetare heqin dorë nga karriera e tyre për shkak të sulmeve. Më poshtë do të njiheni me ato gra të cilat raportojnë dhe nxjerrin në dritë të gjitha historitë që sfidojnë narracionet tradicionale.

Tara Gatewood

Programi i saj në radio ka provokuar mendimin e shumë njerëzve nëpërmjet diskutimeve për çështje të ndryshme si kujdesi ndaj shëndetit, kultura, politika dhe drejtësia.

  • Në komunitetet tona indigjene gazetaria është pjesë e kulturës sonë. Teknologjia dhe platformat e reja mediatike janë pjesë e këtyre komuniteteve që prej fillimit dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen duke ndihmuar kështu në zgjerimin e historive tona.
  1. Erika Schultz dhe Corinne Chin

Reporteret e gazetës amerikane “Seattle Times” Erika dhe Corinne kanë punuar për komunitetin e tyre duke krijuar një lidhje ndërmjet çështjes së imigrimit dhe azilit në Meksikë dhe në Amerikën Qëndrore me shtetine Uashingtonit.

  • Gazetaria duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe t’u japë mundësinë anëtarëve të komunitetit që të shohin veten e tyre të reflektuar në shumë mënyra multidimensionale dhe komplekse.
  1. Sarah Conway dhe Aqilah Allaudeen

Këto dy gazetare në bashkëpunim me stafin e revistës “Borderless” raportuan një ngjarje informuese dhe juridike për azil-kërkuesit në Çikago. 6 azil kërkuesit e intervistuar në një rrëfim për revistën u shprehën rreth eksperiencës së përjetuar nën politikat e presidentit Trump për ndarjen nga familja e tyre dhe qëndrimin në qëndrat e dënimit.

  1. Eileen Guo

Gazetarja që nuk u shkollua për gazetari ia dedikoi jetën raportimeve në mediat kryesore të komuniteteve. Eileen u fokusua tek prerja e drurit tropikal Rosewood që zakonisht përdoret për të krijuar instrumenta muzikorë dhe mobilje. Historitë e saj në televizionin Amerikan“National Geographic” nxorrën në pah krizën mjedisore e madje edhe puna e saj kontribuoi në të ardhmen e gazetarisë që sipas saj duhet të ketë më tepër diversitet, përfaqësim dhe përgjegjshmëri.

  1. Shola Lawal

Gazetarja nigeriane Shola Lawal është shndërruar tashmë në një nga zërat më të rëndësishëm në kontinentin Afrikan. Karrierën e saj ia dedikoi historive që lidhen me bamirësitë dhe padrejtësitë duke u aktivizuar me lëvizje të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të grave në Nigeri, Libi dhe Gana. Gjatë një udhëtimi në Meksikë, Shola eksploroi jetën e disa emigrantëve duke nxjerrë në dritë vështirësitë që ata ndjekin gjatë kërkimit të azilit politik.

  1. Karen Coates dhe Valeria Fernandez

Këto dy gazetare i treguan botës anën e errët të agrikulturës Amerikane. Historia e tyre kishte në qendër 524.000 fëmijë të cilët punojnë për të mbledhur fruta në mënyrë që të ndihmojnë familjet e tyre.

  • Fëmijët duhet të mësojnë rreth raportimeve të bazuara tek evidencat, mbledhjeve të fakteve, dhe historive të vërteta sepse ato janë të rëndësishme për demokracinë dhe të ardhmen e një kombi. Kjo arrihet nëse i orientojmë ata drejt gazetarisë raportuese.
  1. Jasmine Brown

Raportimet e saj mbulojnë  çështje të ndryshme që lidhen me ndryshimet e klimës. Jasmine ka lënë gjurmë të thella me Fondacionin e saj dhe me projektin Ishujt Marshall në rrezik zhdukjeje.

  • Jam lodhur duke dëgjuar shprehjen “historia përsëritet” sepse më duket më tepër si justifikim. Unë përpiqem gjithmonë ta përdor gazetarinë si një mjet për të mposhtur tiraninë dhe shtypjen.
  1. Jill Filipovic dhe Nichole Sobecki

Jill dhe Nichole i kanë fokusuar raportimet e tyre tek abortet rreth e përqark globit dhe sulmet seksuale. Historitë e tyre janë të vështira për t’u treguar pasi lidhen me një sërë abuzimesh seksuale në Honduras.

  1. Jareen Imam

Jareen e merr gjithmonë iniciativën për të ndihmuar gratë që të përfshihen në gazetari. Nëpërmjet programeve të ndryshme ajo ka arritur të fuqizojë gjeneratën e gazetarëve të ardhshëm duke i treguar audiencës histori nga më të ndryshmet.

  1. Julia Gavarrete dhe Heather Gies.

Julia dhe Heather tërhoqën vëmendjen e botës kur shfaqën intervistën e tyre me një djalosh të quajtur Jorge i cili po kërkontë azil politik në Honduras. Intervista kërkonte disa udhëtime të cilat gazetaret arritën t’i realizonin duke nxjerrë në pah rreziqet që të rinjtë hasin sot kur kërkojnë azil. Një javë më vonë Jorge u vra brutalisht.

  1. Victoria Moll Ramirez

Victoria është një prej gazetareve më të apasionuara, karriera e së cilës është fokusuar tek historitë e qënieve njerëzore. Puna e saj është përqëndruar kryesisht tek kriza e emigracionit në Honduras. Për të e ardhmja e gazetarisë kërkon një përshtatje midis revolucionit dixhital dhe demografisë së një vendi.

  1. Nadia Shira Cohen

Nadia dëshironte që në moshë të vogël të bëhej fotografe. Historitë dhe fotot e saj në gadishullin Yucatan u publikuan tek National Geographic, duke fituar kështu një numër të konsiderueshëm çmimesh. Nëpërmjet fondeve të ndryshme ajo vazhdon të punojë dhe investojë në disa projekte për mbrojtjen e mjedisit.

  1. Ana Maria Rodriguez dhe Eulimar Nunez

Këto dy gazetare raportojnë vazhdimisht për shëndetin e grave. Historitë që ato raportojnë lidhen më abortin dhe kushtet në të cilat kryhet ky abort. Këto kushte duhen krijuar në mënyrë që gratë të mos rrezikohen gjatë këtij proçesi.

Përktheu për Bitchmagazine Emi Bibolli