10 gjëra që duhet të dini për “Zonjën e parë amerikane” të fluturimit Harriet Quimby

30

Harriet Quimby (11 maj 1875 – 1 korrik 1912) arriti shumë gjëra gjatë jetës së saj të shkurtër: Ishte një gazetare e suksesshme, një fotografe dhe mbi të gjitha një pionere e aviacionit. Në fakt, mbase nuk e dini por ajo ishte gruaja e parë amerikane që mori liçensën e pilotimit, gruaja e parë që fluturoi në Kanalin Anglez dhe konsiderohet gjithashtu edhe si pilotja me ndikimin më të madh të epokës së saj.

Ja cilat janë 10 gjërat që duhet të dini për të:

1. Një mjeshtre e marketingut dhe vetë-promovimit, Harriet pretendonte se kishte patur prindër të pasur që i dhanë asaj mundësinë e arsimimit më të mirë në Amerikë. Por shumë besojnë se ajo ishte vajza e një fermeri. Gjithësesi, arritjet e saj të mëvonshme janë më të rëndësishme.
2. Familja e Harriet u zhvendos nga Miçigan në Kaliforni kur ajo ishte adoleshente. Ishte pikërisht ambjenti më mendje hapur në Kaliforni që e ndikoi shumë ndërsa pa vajza të reja që po thyenin rolet tradicionale të gruas, po ndiqnin shkollën e lartë, po studionin për mjekësi apo luanin në teatër. Kjo ndikoi që Harriet të ndërmerrte aventurën e saj të parë dhe të shkruante si në “San Francisco Dramatic Review”, ku bëri emër si gazetare.
3. Në vitin 1902, duke kërkuar më shumë aventurë dhe sfidë, Harriet u zhvendos në Nju Jork dhe nisi të punojë si shkrimtare në të përjavshmen “Illustrated Weekly”. Pikërisht aty nisi të magjepset pas makinave dhe shpejtësisë. 4 vite më vonë do të merrte pjesë në një garë me makina për të shkruar më pas për ndjesinë e jashtëzakonshme që kishte përjetuar. Kjo i shtoi interesin edhe për aviacionin.
4. Në 1910-ën, Harriet u caktua të mbulonte një prej shfaqjeve të para ajrore në historinë amerikane dhe aty kuptoi se donte të fluturonte. Ajo e bindi redaktoren e “Illustrated Weekly” që të paguante leksionet e saj të fluturimit dhe në këmbim do të shkruante për eksperiencat e saj në revistë.
5. Bashkë me miken e saj Matilde Moisant, vëllai i së cilës ishte aviator, Harriet mësoi të fluturonte në shkollën e fluturimit në Long Island. Dhe në 1 gusht 1911, në moshën 36 vjeçare, Harriet u bë gruaja e parë që merrte liçensën e pilotit në SHBA.
6. Megjithëse fustanet ishin shumë në modë në atë kohë, Harriet veshi një palë kominoshe sateni ngjyrë vjollcë kur pilotonte.
7. Në 16 prill 1912 (një ditë pas fundosjes së Titanikut), Harriet u bë gruaja e parë që fluturonte mbi Kanalin Anglez.
8. Edhe pse fluturimi i saj ishte një sukses dhe bëri histori, Harriet nuk mori dot famën dhe meritat që dëshironte. “S’ka vend për ngazëllim. Vetëm pak muaj më parë, i njëjti fluturim u bë nga një burrë dhe më pas është përsëritur nga të tjerë. Ky fluturim nuk është më shumë se një provë e kompetencës profesionale. Natyrisht që tregon aftësi por jo barazi”-shkruante gazeta “New York Times” për fluturimin e Harriet.
9. Pavarësisht reagimit, Harriet vazhdoi të përkrahë idenë se aviacioni ishte “një sport ideal për gratë” dhe shkroi një artikull për “Good Housekeeping” (Mirëmbajtja e shtëpisë). “Nuk ka sport që të jep të njëjtën kënaqësi dhe gëzim me shumë pak lëvizje muskujsh. Është më lehtë se ecja, golfi apo tenisi. Fluturimi është një sport i mirë dhe dinjitoz për gratë, nuk pse të keni frikë përsa kohë bëhet me kujdes”-shkruante Harriet.
10. Në 1 korrik 1912, vetëm 3 muaj pas fluturimit të saj historik, Harriet shkoi në shfaqjen ajrore Harvard-Boston Aviation Meet, ku u prit me bujë. Pas një ditë plot aktivitete, ajo dhe organizatori William Willard, vendosën të testojnë një avion. Gjatë udhëtimit mjeti fluturues pësoi një difekt dhe që të dy humbën jetën.