Vajzat shqiptare i thanë “lopë”, Bebe Rexha reagon në shqip

106

“Lopë” apo e “shpifur” janë disa prej fjalëve që ka marrë Bebe Rexha në një video të postuar në llogarinë e saj në Instagram. Shumë e zhgënjyer prej këtyre fjalëve të thëna më së shumti nga vajzat shqiptare, Bebe Rexha ndau më pas një video në InstaStory ku këshillon çdokënd të mos shfaqë kaq shumë urrejtje dhe bullizim. Përkundër kësaj ajo kërkon më shumë mbështetje mes vajzave dhe grave ne njëra-tjetrën.

“Do ta postoj se si duket trupi im në të vërtetë, sepse askush nuk është perfekt. Dhe shumica e komenteve në shqip thonë se unë jam ‘një lopë’, ‘është e shpifur’”- ka thënë ndër të tjera Bebe.

Më pas, ajo shkroi edhe në shqip:

“Në vend që ta ngremë njëri-tjetrin, ne e ulim njëri-tjetrin”.

Shpresojmë shumë që vajzat dhe gratë shqiptare të admirojnë më së shumti muzikën dhe famën e këngëtares me origjinë shqiptare sesa kg e saj apo format trupore.