Edhe pse shumica e botës jeton në një botë patriarkale dhe të egër, pozita e gruas në shoqëri çdo vit po përmirësohet.
Por, këngëtarja e njohur Remzije Osmani siç duket po ia zgjatë jetën patriarkatit në Kosovë, me deklaratën e dhënë në emisionin e mëngjesit në T7, #Gjesi, derisa foli për vajzën dhe gruan e djalit të tij, shkruan Reporteri.net.
Gjatë kohës kur tregonte se gjatë 2020’tës, i kanë ndodh gjëra të bukura, për shkak se i është martuar djali, dhe i është fejuar vajza, ajo shprehet:
“Mirë është me marrë nuse. Po mirë është edhe me përcjell (qesh me zë). Shyqyr që janë për derë të huaj”, u shpreh mes të tjerash Osmani, këngëtare kjo e cila ka shumë vite karrierë.