“Tentova ta kundërshtoj por më dogji me çakmak”,- 16-vjeçarja në Tiranë akuzon babanë për abuzim seksual

13

Një 16 vjeçare ka akuzuar babanë e saj për abuzim seksual. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku vetë adoleshentja ka bërë denoncimin. Më 2 shkurt në komisariatin nr.3 vajza ka denoncuar babanë e saj me inicialet B.M ku edhe është shprehur se “Tentova ta kundërshtoj por më dogji me çakmak”.

E reja ka thënë gjithashtu se për këtë ngjarje nuk ka mundur dot ti tregojë nënës së saj.