‘Të është varur gjoksi’, këngëtarja e famshme i përgjigjet fansave: E adhuroj trupin tim

123

Këngëtarja Tanerelle është e lumtur me trupin e saj, dhe kushdo që nuk ndan të njëjtin mendim, mjafton të shohë punën e tij. Këngëtarja e hitit “Dreamgirl” parakaloi në tapetin e kuq të BET Awards me një fustan të shkurtër nga stilisti Batani-Khalfani ,i cili kishte një dekolte të hapur ku ekspozohej gjoksi i Tanerelle. Pamja e saj tërhoqi vëmendjen në rrjete sociale ku shumë njerëz e komentonin për gjoksin e saj të varur dhe se i duhej një ndërhyrje.

Por për të gjitha këto komente këngëtarja bëri një reagim në Twitter në të cilin shprehej:

“Për të gjitha komentet nëgative që më keni dërguar. Unë nuk kam nevojë të ngrej gjoksin tim për të veshur një fustan. Unë jam një grua dhe gjoksi im është i varur, gjë të cilën unë  e adhuroj dhe nuk kam ndër mend ta ndryshoj vetëm për t’iu përshtatur shikimit tuaj. Unë jam këtu për të ndjekur ëndrrat e mia. Fokusohuni në gjëra më të mira.”

Gjatë të hënës Tanerelle e ndau këtë temë edhe me ndjekësit në rrjetin social Instagram. Ajo tha se nisi të ngrinte njërin gjoks, por pastaj mori vendimin që të hiqte dorë sepse e adhuronte mënyrën si dukej gjoksi i saj në krahasim me “perfeksionin” që dëshiron opinioni

Mesa duket këngëarja është krenare për trupin e saj dhe ndihet mirë me veten, gjë të cilën e ka shprehur edhe në rrjete sociale, kjo për të bërë të reflektojnë të gjithë ata që kërkojnë forma perfekte apo që kanë komplekse me trupat e tyre.