Studim i ri: Zëri i Adele qetëson gratë

10
LOS ANGELES, CA - FEBRUARY 12: Singer Adele during The 59th GRAMMY Awards at STAPLES Center on February 12, 2017 in Los Angeles, California. (Photo by Christopher Polk/Getty Images for NARAS)

Nuk ka një fakt shkencor që e pohon objektivisht, por në mbarë botën pranohet se muzika ndikon pozitivisht në shumë aspekte të jetës së njeriut.

Sipas zbulimit më të fundit, dëgjimi i këngëve të Adele në makinë mund të zvogëlojë stresin dhe të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të zemrës. Ky eksperiment i vogël u realizua nga shkencëtarët në dy universitete, në São Paulo, Brazil, Universiteti “Oxford” Brookes dhe Universiteti “Parma” në Itali

Hulumtuesit realizuan një studim të vogël për gratë e reja në rrugët e Brazilit dhe zbuluan se dëgjimi i versioneve instrumentale të këngëve të Adele i qetëson ato. Versionet me piano të “Someone Like You” dhe “Hello” u përfshinë në një listë të krijuar për të qetësuar shoferët gjatë trafikut.

Muzika uli luhatjet në rrahjet e zemrës së tyre, të cilat me kalimin e kohës, mund t’i ndihmojnë ata të shmangin problemet serioze shëndetësore. Muzika është zbuluar se ndikon në ritmet e valëve të trurit dhe rregullon aktivitetin në sistemin nervor, duke ulur presionin e gjakut dhe rrahjen e zemrës.