Sot ShBA mund të ketë një kryeprokurore shqiptare. Njihuni me Buta Biberaj

15

Një tjetër shqiptare na bën krenare jashtë kufijve të Shqipërisë. Bëhet fjalë pikërisht për Buta Biberaj e cila kandidon për postin e kryeprokurores në Virginia ShBA. Për të ka shkruar një artikull të veçantë edhe gazeta prestigjioze “The Washington Post”. Në këtë artikull listohen përvojat e candidates, por edhe prioritetet dhe ndryshimet që ajo pretendon të sjellë në rradhët e kryepokurorisë së Virginias.

Zonja Biberaj është një prokurore e aftë duke u shëbyer qytetarëve dhe këta të fundit do të përfitonin nga një qasje e re që pasqyron shqetësimet në lidhje me tejkalimin e krimit, tejkalimin dhe pabarazitë racore. Zonja Biberaj, e ka praktikuar ligjin në Loudoun për më shumë se 25 vjet dhe ka shërbyer si gjyqtare zëvendësuese në gjykatën e qarkut, prandaj e njeh mirë qarkun”, shkruan The Washington Post.

Buta Biberaj është pjesë e komunitetit të shqiptarëve të Maqedonisë. Ajo është një nga 8 fëmijët e një familje të madhe dhe është një grua me arritje të mëdha në fushën juridike.

Zgjedhjet për këtë post zhvillohen sot, ndaj shumë suksese për Butën.