Si gratë po i vrasin gratë në Shqipëri,- nga Kostana Morava

34

Si i vrasin grate ne Shqiperi?

Nese zbres ne token e gjakosur vendase une di qe grate tona vuajne ne heshtje po njesoj si vuajne edhe ne ulerime por ne te shumten e rasteve nuk del dikush qe i degjon.

Edhe kur i degjojme ne jemi te prirur ti gjykojme sepse kemi formula te gatshme skematike sipas te cilave duhet te sillen grate me burrat, ne shtepi, ne familje, me femijet dhe ne pune.

Madje kemi formula edhe per sjelljen qe duhet te kene ne shoqeri. Nese njera del nga skema ajo (sipas teje) nuk eshte normale dhe ti pa menduar gjate do nxitosh te besh llogarite se cfare lloj gruaje eshte ne baze te disa formulave qe njeh. Po ti aq njeh, nuk eshte faji jot.

Disa gra jane te bindura se ky eshte fati i tyre dhe e pranojne ne heshtje. Nuk dalin asnjehere mbi kete mendim dhe ky fatkeqsisht eshte realiteti.

Disa te tjera, me te vetedijshme tentojne te dalin mbi mendesine e imponuar por vriten nga burra budallenj.

Kur grate heshtin nuk kuptohen fare por edhe kur ulerasin, kur kerkojne ndihme, ne i injorojme.

Aktivizojme menjehere mendimin e gatshem se grate e kane fajin. E kane fajin kur i dhunojne (nje e njohur tha, ‘ajo te detyron ta rrahesh’ per nje kolegen e saj qe e kish rrahur i dashuri).

E kane fajin kur i tradhetojne, kur i heqin nga puna, kur i trajtojne si prostituta, kur i shfrytezojne ne pune e ne shtepi. E kane fajin edhe kur i perdhunojne po njesoj sic e kane fajin kur i vrasin.

Te gjitha keto gra qe mendojne keshtu per gra te tjera mbase e dine veten se jane gra me te mira dhe mbase edhe jane por nje gje eshte e sigurte, ato me shume mundesi jane gra rastesisht, ne kuptimin kromozominal (kete fjale e sajova) te fjales. Thjesht rastesi kromozomesh, mund te ishin gjithcka keto gra pervecse gra.

Keshtu pra, ka gra qe nxitojne te gjejne arsye pse bota shfaqet e shemtuar dhe jo te gjejne zgjidhje per ta permiresuar ate.

Ne Shqiperi, grate i vrasin grate dhe jo burrat!