Shoqëria jonë duhet të shkundet,- nga Nora Malaj

39

A po lëviz shoqëria jonë ??

Sot jemi përballë situatave me të vështira , mbi ngjarjet dhe sulmet seksuale të minoreneve dhe shoqëria që nen trysni mendon se duhet apo jo të thonë disa të verteta ?
Sot te thuash te vertetën , vetëm të vertetën dhe gjithë të vertetën, ne 44 raste të dy viteve të fundit , vetëm 1 rast është raportuar për dhunën seksuale . Pse ?

⛔️Jemi përballë frikës dhe turpit !
⛔️Prindërit janë te fundit që e njohin situatën!
⛔️Trysnia dhe opinioni është shumë mbytës !⛔️Mos reagimi në kohën e duhur dhe pamundësia për të reaguar si shoqëri !

Ku kemi gabuar dhe a duhet të lëvizi shoqëria , duke e parë këto situata si sporadike apo si një nga problemet me të mëdha sociale sot në Shqipëri.
Jemi ne pozicionin masave te procesit administrativë apo jemi shoqëri apatike , ku frikërat tona po na vënë ballazi dhe reagimi apo manifestimet janë fillesat e shkundjes së shoqërisë ?
Kemi një javë që ka ndodhur ngjarja . Pyetja shtrohet ku zinxhiri i ketyre hallakave per te ndryshuar konceptin e ketyre ngjarjeve ka dashtuar ?

Protestar që filluan në Rreshen , vazhduan ne Tiranë e me pas në Durres , ne Shkodër, janë thirrje e fortë që të gjithë duhet për t’u perballur me situatën .

✅Edukimi ?
Po kjo është kryefjala dhe nevoja urgjente , emergjente per te nderhyrë në sistemin e edukimit , ne kurrikulen mësimore pêr edukimin seksual.

✅Prindërimit?
Nevoje e domosdoshmēri për fuqizimin e familjes dhe sidomos prindërimit , për të rritur dhe ndihmuar femijet dhe per t’i orientuar drejt mënyrave me te mira per te rreaguar dhe per te paralajmëruar kedo qe mund të behet agresor dhe dhunues

✅Fuqizimi i denoncimit ?

Po edhe atëherë kur zëri të dridher duhet të denoncosh . Kjo realizohet ne shoqëritë ku demokracia ështe kryefjala e asaj që duhet të jetë ne jetën tonë .

Teksa ngjarja ndodhi dhe protestat shperthyer kudo e ngado , ajo që me perballi ishte shkrimi i njē poeteje që thotë : “Të dashtun burra shqiptarë, ja ku po jua them, të tana gratë e vajzat që keni në shtëpi i përdhunojnë ÇDO DITË me fjalë, me shikime, me prekje, me trajtime, me veprime. E në qoftë se i keni ndry, për mos me u ndodhë, domethënë se po i përdhunoni ju vetë.
5 vjeçe kam qenë unë, 5 m larg shtëpisë, rrugës me ble sheqer filip, kur një grup djemsh të vegjël më rrethuen me fjalë e të qeshuna të pista e më traumatizuen. 25 vjet më janë dashtë me e kuptu se unë nuk kisha ba gja. Sa herë në ditë, në javë, në muej, në vit, në jetë u ndodh grave që keni përreth me u ndeshë me kësosh? “

Kjo është pyetja që shtrohet me te madhe dhe që shoqëria duhet të përballet .
Po kush duhet të shkundet e të përballet mw fenomenin?
Unë , ti , gazetari, mesuesi, polici, edukatori , moderatoret, dhe të gjithe shoqëria .
Ky është misioni i gjithë shoqërisë sot dhe ne si shoqëri duhet të shkundemi.
Pyetja është po ti miku apo mikja ime si mendon???!!
Une them hajde të debatojmë dhe ta shohim
problemi në zemrën e saj …