Shkrimtarja shqiptare kandidate për kryeministre të Libanit

680

Shkrimtarja shqiptare, Xhada Arberi (Ghada Arnauti) është kandidatë për kryeministre e Libanit pas tërheqjes nga Posti i Sadi Haririt ish-kryeministër i Libanit disa herë për shkak të protestave në Liban, dhe pritet Presidenti Ali Asoun që ta miratojë ose dekretojë kandidaturën e saj pas miratimit nga Koalicioni i Qeverisë.

Ajo ka një biografi të pasur duke qenë emër i njohur në Liban dhe më gjerë në Lindjen e Mesme, ndërsa dekadave të fundit ishte larguar në Kanada. Xhada Arnauti është shkrimtare, drejtuese e mediave liberale dhe shkenctare në Universitetin e Albertas në Kanada.

Shqiptarja e Libanit, nga Diaspora Shqiptare, shkrimtare, ish drejtuese e Mediave Liberale, dhe shkenctare në Univerisitetin e Albertës, Kanada, kthehet në Liban për të qeverisur të rinjtë që kanë pushtuar rrugët e Beirutit.

Ajo Pason Pashko Vasen, ose Vaso Pashain, Shkodranin që ishte Guvernator dhe Kryeminister i Libanit para Pavarësisë, dhe bashkë me Mehmet Aliun gjyshin e Mbretit Faruk , Shqiptarët më të famshëm që Drejtuan Shtete në Lindje nga diasporat e krijuara prej ushtarëve shqiptare dhe familjeve të tyre në mërgim ose në syrgjyn apo në lufte me Perandorinë Osmane.

Ajo konsiderohet si një zë i rëndësishëm kritik në mbrojtje të të drejtave të njeriut, për demokracinë dhe kundër qeverive të trashëguara diktatoriale.