Psikologia Manjola Baçi : Ja si të kalojmë një ndarje dashurie

76

Mos u befaso nëse nuk je me të, ndarja shpirtërore ka ndodhur më parë tani po vuan ndarjen fizike. Mos e fajëso veten, të jesh e sigurt se gjithçka ju ka rrëshkitur, pa u ngjitur mirë sëbashku..

Nëse i kërkon llogari për ndarjen, duhej të shihje krisjen. Nëse trishtohesh se po vuan se nuk je me të, mendo kohën që kur ishe e vendosur se do t‘a lije më parë.

Një lidhje që ka hasur më shumë mungesë stime, nuk mund të mbash fjongon e zisë. Në një lidhje dashurojnë të dy, mendo që në skenë ke qënë e vetme. Je duke u çjerrur nën zë, edhe pse e di po nën zë po thua nuk ja vlen të derdh pikë loti.

Unë nuk dhashë recetë magjike, por jam brenda empatisë së mendime tuaja, thellë gjithësesili do veten e tij/saj, por duhet të jemi në kohë të kuptojmë që njeriu i zemrës nuk braktis, ky ose kjo e thjesht nuk ishte  i/e duhuri/a.

Më beso për diçka nuk po qan për ndarjen por për frikën që a do mund të dashurosh sërish, dhe unë të them me zemër në dorë, duaj më shumë veten dhe botën do e shohësh me kaq ngjyra secili ka lindur për të jetuar dashurinë e tij/saj.

Psikologe Manjola Baçi