Lillian, shefja e parë e Departamentit Zjarrfikës në New York

17

Një ndihmës veterane e cili kaloi 28 vjet në Departamentin Zjarrëfikës të New York do të marrë 4 yje tashmë, 4 yje në kollaren e saj që tregojnë gjithashtu edhe postin më të lartë që ka marrë ndonjëherë në jetë.
Lillian Bonsingore, një nënë e vetme e cila sapo kishte kaluar adoleshencën, kur në vitin 1991 filloi të punonte si teknike e urgjencave mjekësore është e para grua që ka marrë kreun e sektorit të Shërbimit të Emergjencave mjekësore pas 154 viteve të krijimit të tij. Ajo ka marrë përsipër të drejtojë 4500 departamente pas dorëheqjes së shefit James Booth.

Me këtë promovim Bonsignore është bërë gruaja me arritjet më të mëdha me uniformë dhe e komunitetit gay në të njëjtën kohë.
“Është pak e çuditeshme, -thotë ajo që pavarësisht nga aq shumë arritje, njerëzit ende thonë: WoW, ti je një grua dhe je gay, dy prej gjërave që unë u kushtoj më pak rëndësi, ka thënë me nënqeshje nëna e dy vajzave.
Ajo e ka marrë këtë rol të ri në një kohë kur ka tensione të larta mes EMS dhe kryebashkiakut De Blasio, i cili acaroi departamentin e sindikatave pasi anashkaloi një hendek të madh pagash midis zjarrëfikësve dhe mjekëve. Në të njëjtën kohë EMS po vuan në gjetjen dhe rekrutimin e punonjësve të talentuar për të mbuluar punën e vështirë 24 orëshe.
Ajo e krahason punën e saj me rrjetin e energjisë, është diçka që nuk e mendon,- thotë ajo, deri sa ia ndjen nevojën.

“E kam marrë këtë promovim shumë seriozisht,- ka thënë Lillian. Kam pasur një fëmijëri shumë të vështirë dhe nuk do të isha në këtë pozicion nëse nuk do të kisha njohur gra të forta në rrugën time. Ato më kanë inkurajuar që të eci përpara.”