“Përshkallëzimi i shpejtë i dhunës”, e vërteta që fshihet pas rritjes shokuese të vrasjeve në familje.

78

Alison Young ka jetuar e izoluar shumë kohë më parë se të shpërthente COVID-19. Ajo ka jetuar tetë vjet e martuar me një burrë që e kontrollonte dhe e lejonte të largohej nga shtëpia për udhëtime të autorizuara. Kjo përfshinte blerje ushqimesh dhe kur Alison kthehej në shtëpi, burri i saj kontrollonte kuponat, kilometrat e bëra apo për thërrime në makinë për tu siguruar që ajo nuk kishte ngrënë jashtë pasi e kishte të ndaluar.

Nëse përpiqesha të debatoja apo të shkelja rregullat, ju nuk e keni idenë si reagonte ai. Ndonjëherë e merrte situatën me të qeshur kurse herët e tjera me vendoste thikën në fyt, ndaj frika nuk u largua kurrë prej meje. Kisha një punë me pagë të lartë ndërsa ai nuk punonte. Burri më mori kartën e kreditit dhe nuk më lejonte të shkoja diku pasi sipas tij dalja jashtë shtëpisë ishte gjithmonë shpenzim parash. Situata përshkallëzoi shumë shpejt. Ai më kërcënonte me thikë dhe më përdhunoi shumë herë. Kërkova ndihmë te një mike dhe falë saj arrita të shpëtoj, – shprehet Alison.

Në 4 javët e para të izolimit në Britani, 13 gra dhe 4 fëmijë mendohet se janë vrarë nga burrat, shumica e tyre të bllokuar në shtëpi. Në të njëjtën kohë edhe linjat e shërbimeve për gratë kanë raportuar një numër tepër të lartë thirrjesh për ndihmë. Thirrjet për ndihmë kanë pasur një rritje prej 120%. Fëmijët gjithashtu janë prekur më shumë se kurrë nga ky fenomen.

I kam lexuar raportet që bëjnë fjalë për vrasësit e izolimit dhe gratë që kërkojnë me dëshpërim ndihmë. Bëhet fjalë për mënyrën se si sillen partnerët abuzivë jashtë syve të publikut. Bëhet fjalë për njerëz që përdorim ndryshimin për shkak të rrethanave për të shtrënguar masivisht kontrollin ndaj dikujt tjetër, – shprehet Alison e cila tashmë drejton një rrjet që mbështet gratë si vetja e saj.

Ndërkohë Jane Monckton Smith, ish oficere policie dhe kriminologe mjekoligjore në Universitetin e Gloucester-it shpenzoi vite me rradhë duke studiuar qindra vrasje nga partneri intim duke intervistuar familjet dhe profesionistët e mbrojtjes publike. Vitin e kaluar ajo publikoi një studim kërkimor të quajtur Homicide Timeline (afati kohor i vrasjeve) ku identifikoheshin 8 faza nëpërmjet të cilave kalonin vrasësit.

Faza e parë përfshin një marrëdhënie paraprake midis kërcënimeve, dhunës në familje dhe kontrollit shtrëngues. Faza e dytë është shpallja e dashurisë dhe përparimi shumë i shpejtë i marrëdhënies burrë-grua. Faza e tretë përfshin një shtrëngim të kontrollit si përshembull rregulla për shpenzimet e partnerit, miqtë, apo mënyrën e të veshurit.

Faza e katërt përfshin kërcënimin që i bëhet ndjenjës së pushtetit dhe kontrollit të vrasësit. Zakonisht në këtë fazë partneri i jep fund marrëdhënies për arsye të ndryshme si dalja në pension, sëmundjet, shtatëzania, papunësia.

Nuk mund të them se personat që janë në këtë fazë janë më të rrezikuar nga vrasjet por çdo abuzues tani është edhe më i dhunshëm ndaj rreziku është më i lartë. Kjo situatë mund të përshkallëzojë deri në planifikimin e vrasjes shumë shpejt, – shton Smith.

Për gratë të cilat momentalisht janë në izolim dhe të frikësuara, interneti ofron një gamë të gjerë informacioni. Organizata Angleze “Women’s Aid” kundër dhunës në familje ka krijuar një faqe e cila mbulon gjurmët e atyre që kërkojnë informacion. Edhe organizata jofitimprurëse “Refuge” për mbrojtjen e grave ka tashmë një platformë në internet e cila u jep grave mundësinë të kërkojnë ndihmë nëpërmjet telefonatës së heshtur 999. Nëse telefonon numrin 999 dhe nuk mund të flasësh, shtyp numrin 5 dy herë dhe më pas gjithçka i takon policisë.

Emi Bibolli