Për herë të parë një grua fiton “Çmimin Nobel në Matematikë”

76

Së fundmi një nga çmimet më prestigjioze në fushën e matematikës , çmimi Abel i është dhënë për herë të parë një gruaje. Karen Uhlenbeck është matematikane dhe pedagoge në Universitein e Texasit dhe është e para grua në histori që fiton këtë çmim kaq të rëndësishëm.

Vlerësimi i cili është modeluar nga çmimet Nobel, jepet në nder të norvegjezit për të gjithë matematikanët që kanë patur një ndikim të madh në fushën e tyre. Çmimi përfshin edhe një pagesë prej 700 000$. Karen i është dhënë ky çmim me motivacionin “ndikim themelor me punën e saj në analizë, gjeometri dhe fizikën matematikore” . Ky çmim ekziston që nga viti 2003 por është fituar gjithnjë prej burrave.

Mes kolegëve të saj , Dr. Uhlenbeck  është e njohur për punën e saj në ekuacionet diferenciale gjeometrike parciale por edhe për sistemet integrale dhe teorinë e masës. Një nga kontributet e saj më të mëdha janë teoritë e matematikës parashikuese. Ajo njihet si pioniere në fushën e analizës gjeometrike. Sun-Yung Alice Chang, një matematikan në universitetin e Princeton, i cili ishte pjesë e jurisë tha për të se Karen ka bërë gjëra që askush nuk e mendonte se mund ti arrinte, e pas kësaj ajo hodhi themelet e një dege të matematikës “.