Pas 131 vitesh nën drejtimin e burrave, një grua vihet në krye të prestigjiozes Financial Times

34
Revolucion në Financial Times, pas 131 vitesh ekzistencë emërohet drejtoresha e parë femër. Gazeta prestigjioze, pikë referimi për britanikët e ka bërë publik lajmin para pak ditësh.
Roula Khalaf zëvendëson Lionel Barber, i cili dha dorëheqjen pas një kohe të gjatë nën drejtimin e të përditshmes britanike.
Emërimi i Khalaf thyen një tabu në “frontin” e barazisë gjinore, por gjithashtu paraqet një ndryshim vijimësie. E zgjedhura është burim i brendshëm i redaksisë prej 24 vitesh, zv/drejtoreshë që prej vitit 2016, ku ka kryesuar rrjetin ndërkombëtar të gazetës (me 100 korrespondentë në gjithë botën) dhe që më parë merreshin me Pranverën Arabe.
Ruola ka lindur në Beirut, Liban. Ajo e ka nisur karrierën si gazetare në Forbes ku ka punuar për 4 vite. Prej vitit 1995 është pjesë e Financial Times, ku fillimisht ishte korrespondente për Afrikën e Jugut.