Nuk i pëlqyen bashkëjetesën, si e vranë Eglantina Bucin i ati dhe i vëllai

44

Eglantina Buci do të ishte 31 vjeç sot, nëse 8 vite më parë nuk do të vritej pikërisht nga duart e babait dhe vëllait të saj Faik dhe Shkëlzen Buci.

Vendi ynë është zgjuar sërish me një lajm të trishtë që duhet të vërë në alarm gjithë shoqërinë.

Por pse u arrit në këtë ngjarje makabre? Sepse Eglantina nuk i pyeti për bashkëjetesën e saj me një djalë.

Nga 2012 e deri më tani, dosja për të zbardhur historinë e Eglantina Bucit është hapur dy herë. Por çfarë fshihet pas vrasjes misterioze të së resë, për humbjen e së cilës nuk ka patur asnjë kallëzim në polici nga ana e familjarëve? Informacioni i parë vjen në 2017, në të cilin thuhej se Shkëlzeni dhe Faiku kanë vrarë edhe Eglantinen.

Mirëpo në prani të policisë Faiku ka thënë se vajza e tij ishte punonjëse seksi në Turqi e se policia nuk duhej të merrej me grupin e rrezikshëm që e kishte rrëmbyer. Madje Faik Buci ka mohuar vajzën e tij. 3 vitet e fundit analizat kanë vërtetuar se disa eshtra të gjetura në malin me gropa janë të Eglantines.

Këtë dy shtator i rimarrë sërish në pyetje, Faik Buci ka mohuar sërish aktin e vrasjes ndaj së bijës e madje me gjakftohtësi ka kërkuar të mësojë kush është vrasësi. Kanë qenë provat se Eglantina është qëlluar me armë në nofullën e majtë që e kanë bërë të atin e saj të thotë se për çdo gjë që dyshohet do të flasë në një moment të dytë.

Atë e bir janë arrestuar me akuzën për rrethana familjare, moskallëzimit të krimit, zhdukjes së kufomës e armëmbajtjes pa leje.