“Nona” e baterisë, njihuni me 106 vjeçaren energjike që nuk do t’ia dijë për moshën

29

Bateristja Viola Smith mund të ketë zbuluar sekretin për një jetë të gjatë, të lumtur e të shëndetshme. Performancat energjitike në bateri si dhe konsumi i verës së mirë.

Megjithëse është 106 vjeç Viola vazhdon të jetë aktive me bandën e saj në Costa Mesa e cila quhet “Forever young Band” ( Banda përgjithmonë të rinj).

Në karrierën e saj të gjatë ajo ka luajtur shumë zhanre muzikorë duke filluar nga xhaz në suing, rok end roll dhe më gjerë.

Viola Schmitz ka lindur në 29 nëntor të vitit 1912 në Mount Calvary, Ëisconsin dhe kishte 9 motra e vëllezër të tjerë. E gjithë familja e saj ka studiuar piano dhe në vitin 1920 babai i saj e mori Violën dhe 6 motrat e saj për të krijuar orkestrën Motrat Smith. Pas kësaj Viola vazhdoi me performancva të tjera dhe në vitin 1938 ajo dhe motra e saj saksofoniste Mildred krijuan një orkestër vetëm me vajza të quajtur The Coquettes.

Pas disa performancave të sukseshme Viola debutoi para presidentit Harry Truman në vitin 1949 ajo krijoi bandën e saj “Viola dhe 17 dajret e saj”

Në gjithë rrugëtimin e saj në muzikë Viola gjithnjë ka qenë zëri që ka përfaqësuar vajzat. Ajo ka luftuar ndër vite që bandat që humbnin anëtarët e tyre djem dhe të zëvendësoheshin nga vajzat. Në një artikull të saj ajo nxiti një debat mbarëkombëtar për muzikantet femra dhe paragjykimet që shumë njerëz kishin për ta në atë kohë.

Me 80 vjet duke mbajtur shkopinjtë e baterisë ne dorë, Viola është një nga shembujt më të mirë që tregon se pasionety nuk vdesin kurrë.