Nga 98 pedofilë, 28 vetëm në Tiranë. Luarasi: Emrat e tyre do bëhen publikë

13

 

Regjistri kombëtar i pedofilëve është drejt shndërrimit në ligj. Pedagogia Iris Luarasi në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se regjistri do të jetë për burrat në moshë që dhunojnë seksualisht fëmijët. Gjithsej në vendin tonë Luarasi tregon se janë 98 pedofilë, 58 prej tyre janë në Tiranë, kurse vetëm 2 janë në vëzhgin pas dënimit.

“Nga 98 pedofilë që janë në shqipëri 58 prej tyre janë në Tiranë dhe vetëm 2 persona janë në vëzhgim pas dënimit të tyre. Sa të sigurt jemi? Kjo s’ka qenë ndryshe në 2020, 2019, kështu ka qenë gjithmonë. Edhe biseda e sotme do të ndikojë te një njeri që e ka përjetuar këtë dhunë. Kemi folur shumë për pjesën që ka lidhje me dhunën seksuale. Dhunë seksuale ndodh përditë nga një njeri që është i afërmi i fëmijës, i vajzës, sepse ato fillimisht fajësojnë veten”, tha Luarasi.

Ky regjistër do të jetë publik, ku do tu jepet mundësia qytetarëve të marrin imformacion përmes një kërkese, në këtë regjistër ku do të jenë të shënuar emrat e pedofilëve të identifikuar. Ky draft është marrë si model nga Kalifornia, tregon Luarasi.

“Kemi mbledhur më shumë se 20 mijë firma. Regjistri sështë shkop magjik dhe në momentin që krijohet regjistri të mbarojë dhuna seksuale. Bërja e një regjistri në njëfarë mënyre është si ajo që themi ne se frika ruan vreshtin. Elementi tjetër është eleemnti i përsëritjes, kur ti e di se e kemi emrin te ky regjistri je shumë i monitoruar. Ti si autor i krimeve seksuale nuk mund të punësohesh në vende ku ka fëmijë. Regjsitri parandalon dhe i jepet në dorë publikut. Draftligji që kemi është marrë si model nga Kalifornia në SHBA. Është publik dhe për komunitetin ky regjistër. Ky regjistër është gjysmë publik. Do ketë një komision që shqyrton kërkesa për informacion. Kur ti si qytetar ke arsye të caktuar për këtë informacion ty do të të jepet”, shtoi ajo.