Nëntë llogari Instagrami që do ju frymëzojnë çdo ditë

49

Në ditët e sotme rrjetet sociale mund të përdoren për një sërë ccështjesh. Në shumicën e rasteve shihen si një mjet argëtimi, shpeshherë nevojitet edhe për punë, për tu lidhur me miqtë. Në rastin më të keq mund të përdoren edhe për kërcënime, ofendime apo edhe për të shperndarë frymën e urrejtjes. Por 9 llogaritë e mëposhtme të rrjetit social kaq të dashur sidomos nga të rinjtë, janë shumë ndryshe nga rastet e sipërpërmendura. 9 vajzat që kanë llogaritë e mëposhtme, i përdorin ato për të shpërndarë pozitivitet, për të rritur besimin te vetja dhe për ti bërë vajzat të ndihen  mirë për atë që janë dhe për trupin që kanë.

Louise O’Reilly

Louise është një grua e bukur e cila do të të frymëzojë për të dashur veten dhe për të vlerësuar jetën. Ajo është blogere, prezantuese, modele dhe aktiviste. Më Instagramin e saj do të gjeni modele të ndryshme pamje, për mbrëmje apo edhe për në përditshmëri. Kjo vajzë ka një stilt ë veccantë dhe të mrekullueshëm.

Thamarr

Thamarr shpërndan ccdo gjë në llogarinë e saj të instagramit, mendimet, opinionet, veshjet, mënyrat e përkujdesjes për bukurinë e lëkurën etj. Por ajo nuk është thjesht një blogere. Puna e saj kryesore është të qenit infermiere për të cilën poston gjithashtu në Instagram. Se si i del koha për ti bërë të gjitha, mund ta zbuloni nëse do ta ndiqnit atë në Instagram.

Gabi

Gabi e quan veten e saj si vaja e shëndoshë OG dhe ajo është krenare për këtë fakt. Ajo ka koleksionin e saj të rrobave të banjës, të brendshmeve dhe është bashkëpronare e një brendi rrobash të masave të mëdha. Pra Gabi është një vajzë e plotësuar që e do trupin e saj dhe e shijon jetën në maksimum, e në të njëjtën kohë i inkurajon të gjitha të bëjnë të njëjtën gjë.

Ragini R

Ragini është një blogere mode e masave të mëdha që dashuron stilin vintage. Ajo ë përshkran veten gjithashtu si një shkrimtare amatore, shtëpiake e mirë dhe adhuruese  e artizanatit. Ragini adhuron format e trupit të saj sidomos tani që është duke pritur një fëmijë.

Tanesha Awasthi

Tanesha është vajza origjinale me forma e cila adhuron të shpërndajë veshjet e saj, këshillat mbi bukurinë dhe stilin, dhe të mirat e të qenit mama. Ajo është e adhurueshme, e sinqertë dhe ka që në vitin 2011 që frymëzon vajzat dhe gratë e tjera ta duan trupin e tyre.

Jay Miranda

Jay është një blogere nga Kalifornia e cila adhuron ngjyrën pink. Ajo është mama dhe shumë vajza inspirohen nga mënyra se si ajo e jeton jetën e saj.

Stephanie Yeboah

Stephanie është një grua e mrekullueshme. Ajo është një blogere mode e përmasave të mëdha e stacionuar në Londër. Ajo është gjithashtu shkrimtare, folëse në publik, si dhe mbrojtëse e njerëzve me kile të tepërta. Çdo gjë që ajo poston do t’ju bëjë ta duartrokisni atë.

Noelle Downing

Noelle është një blogere e cila jeton në New York dhe i pëlqen shumë të ndajë me ndjekësit gjërat e saj të preferuara si veshjet, dekorimet e shtëpive dhe udhëtimet e saj. Ajo ka një stil unik që do t’ju bëjë të blini çdo gjë që ajo vesh. Nëse keni trup pak të mbushur dhe keni nevojë për disa ide, Noelle është personi i duhur që duhet të ndiqni.

Franceska Perks

Franceska e quan veten e saj si një shpërndarëse e “egër” e stilit të jetesës së një vajze me trup mesatar. Ajo është një blogere që nëse e ndiqni do t’ju mbushë ditën me pozitivitet.