Nëna rekordmene, vrapon e shtyn karrocën me 3 fëmijë në të

39

Cynthia Arnold me shumë mundësi vrapon më shpejt se ti, dhe ajo mund ta bëjë këtë gjë duke shtyrë një karrocë 3 vendëshë fëmijësh. Kjo nuk është hera e parë që 35-vjeçarja, vrapon duke shtyrë 3 fëmijët e saj për të marrë pjesë në një garë. Vitin e kaluar ajo theu rekordin botëror Guinness për kohën më të shpejtë në  gjysmë maratonën në Missoula, Montana, edhe këtë herë duke shtyrë karrocën me 3 fëmijë në të.

Këtë herë ajo iu rikthye eventit më e vendosur dhe me një qëllim akoma më të madh, të vendosë një rekord të ri, këtë herë në garën e plotë dhe sërish duke shtyrë 3 fëmijët e saj të vegjël në karrocën e tyre, pesha e të cilëve, së bashku me karrocën shkon afro 85 kg.

Përveç kënaqësisë së saj si, pasi theu rekordin, Cynthia është shprehur se edhe komuniteti e ka mbështetur shumë dhe do ti vijë shumë keq kur një ditë të mos mbajë më në karrocë një prej fëmjëve. Vajza e madhe tashmë 6 vjeç e ndjek me biçikletë kur ajo vrapon. Ajo është shprehur se karroca është tashmë pjesë e jetës së saj dhe do të zerë gjithmonë një vend në shtëpi.