Teksa liderët e 7 vendeve më të industrializuara pritet të mblidhen dy ditët e ardhshme në Samitin e G7 në Biarritz të Francës, një prej organizatave më të mëdha të grave bën thirrje për mbrojtjen dhe përparimin e tyre në të gjithe botën. Katja Iversen , presidentja e Women Deliver i drejton një mesazh liderëve:“ Së pari eleminoni hendekun gjinor me anë të ligjeve diskriminuese dhe së dyti jepini më shumë rëndësi atyre përparimtare.
Së treti investoni në organizata që mbrojnë të drejtat e grave dhe ato të shoqërisë të cilat punojnë çdo ditë që të sjellin progress. Dhe së fundi, monitororni dhe mbani premtimet tuaja.”
Të katër këto rekomandime janë në tavolinën e Partneritetit të Biarritz mbi Barazinë Gjinore.
Në të njëjtën kohë Këshillat për Barazi Gjinore u kanë kërkuar liderëve të G7 të:
- PËrfundojnë dhunën me bazë gjinore
- Të sigurojnë barazi dhe cilësi në edukim dhe shëndet
- Të promovojnë sipërmarrjen ekonomike
- Të sigurojnë barazi të plotë mes grave e burrave në postet publike.