“Martohuni me gra të zgjuara që të keni shëndet mendor”

33

Të nderuar burra, nese nuk doni te keni sëmundje të shëndetit mendor, martohuni me një grua inteligjente. Kjo është këshilla që vjen nga studiuesit e Universitetit të Oxford-it.

Një gjë që nuk thuhet shpesh në fakt, por martesa me një grua inteligjente zgjat jetën. Një mendje inteligjente, kreative, stimulon trurin dhe mund ta ndihmojë në luftën kundër sëmundjeve të shëndetit mendor apo demenza.

Po kështu, faktorë të tjerë që ndikojnë në jetëgjatësinë e një personi janë edhe fëmijëria e lumtur, prindërit pozitivë, ndërsa ndikojnë negativisht vdekjet e familjarëve në moshë të hershme. Disa studime kanë evidentuar se vdekja e nënës para moshës 5 vjeç është faktor ndikues në zhvillimin e prapambetjes mendore.

Edhe ushqyerja mund të bëjë dallimin, dy racione luleshtrydhe apo boronicë në javë ndihmojnë sistemin njohës, shpjegon studiuesja Margaret Rayman. Konsumimi i këtyre dy frutave ka të njëjtën fuqi po aq sa ngrënia e sallatës jeshile, dihet, për rolin e saj në shëndetin mendor.