Kryeministrja më e re në botë, e vetmja nga familja e saj që kreu shkollën e lartë

21
Në rreshtat e mëposhtëm do të shkruajmë për Sanna Marin. Ju thotë gjë ky emër? Pikërisht ajo. Flasim për kryeministren më të re në botë. Një specifikë e tillë i “dhuroi” finlandezes menjëherë vëmendjen e të gjitha mediave botërore.
Pyetjes “a je shumë e re për të qeverisur Finlandën?”, Marin i është përgjigjur: “S’kam menduar kurrë se mosha apo gjinia të pengon për të ecur përpara.”
Por a është ky tipar e vetmja e veçantë e 34-vjeçares? Historia e saj tregon që jo. Marin do të udhëheqë qeverinë e koalicionit me pesë parti që kryesohen nga gratë.
Kryeministrja finlandeze u bë pjesë e politikës në moshën 27-vjeçare, ku ishte kryetare e Këshillit Bashkiak në qytetin e saj të lindjes, Tampere.
Frymëzuese për këdo, por sidomos për gratë është edhe mënyra si u rrit dhe shkollua Sanna Marin. 34-vjeçarja u rrit nga një nënë beqare, pasi prindërit u divorcuan kur ishte e vogël. Gjatë fëmijërisë familja e saj ishte në gjendje të vështirë financiare, ku për disa vite ka jetuar në një apartament me qira.
Interesant e frymëzues është fakti se ajo ishte personi i vetëm në familjen e saj që mundi të studionte në universitet.
Prej disa vitesh Marin është e fejuar me Markus Räikkönen, me të cilin ka edhe një vajzë që mban mbiemrin e saj, Emma Amalia Marin. Në një intervistë të para disa kohëve, ajo tha se do të martohet me të fejuarin në vitin 2019.