Kryeministrja më e re në botë bën revolucion: 4 ditë pune në javë dhe paga s’ndryshon

49

Sana Marin sot është kryeministrja më e re në botë, por kur ishte ministre e transportit, ajo dha idenë për të ulur orët e punës në javë për punonjësit. Në Finlandën e qeverisur nga gratë, fjala po mbahet. 

 34-vjeçarja Sanna Marin dëshiron të prezantojë javën e shkurtuar të punës, vetëm katër ditë në javë dhe me një program ditor 6 orë në ditë. Dhe e gjithë kjo do të bëhet pa ulje pagash.

Në Suedinë fqinje, ku 6-orëshi tashmë është aplikuar që nga viti 2015, rezultatet treguan se punonjësit ishin më të lumtur, më të pasur dhe më produktivë, pasi ata edhe pse me 6 orë pune paguhen me të njëjtën pagë që merrnin më parë dhe klientët gjithashtu janë më të kënaqur.

Zhvillime interesante vijnë edhe nga Zvicra, ku nga 1 janari, udhëtimi në shtëpi-zyrë, qoftë me tren apo autobuz, mund të konsiderohet orar pune, me kusht që të përmbushen disa detyrime të parashikuara në kontratë.

Kështu pra, më në fund pranohet se është punë edhe nëse i përgjigjeni një telefonate të shefit, dërgoni dhe merrni e-mail ose mesazhe përmes rrjeteve sociale me udhëzime, kujtesa dhe sqarime mbi angazhimet e ditës.