Jo më për vajza e djem, sporti i Rugby vendos neutralitetin gjinor

8

Sporti i Rugby ka rikonfirmuar Kupën botërore për burra dhe gra për të mbështetur dhe për të arritur neutralitetin gjinor në fushën e sportit. Kompeticionet tani do të quhen thjesht Kupa botërore e Rugby, pa përfshirë në titull fjalë që specifikojnë gjininë. Ky vendim besohet se do të lartësojë profiling e vajzave në lojë duke eleminuar në këtë mënyrë ndasitë nëpërmjet kompeticioneve mes djemve e vajzave.

Kryetari i Rugby World, Bill Beaumont, tha: “Ky njoftim është një nga angazhimet tona të vazhdueshme dhe të palëkundur për avancimin e të drejtave të grave. Paragjykimi i qëllimshëm i gjinisë në sport është një çështje në vazhdim e sipër. Si një federatë sportive globale duhet të jemi udhëheqës për çështjen e barazisë. Nga garat e Kupës së Botës Rugby, ne po vendosim standarde të reja në barazinë në rugby ”.

Serge Simon, Kryetar i Komitetit Këshillëdhënës të Grave në lojën Rugby, tha se Kjo është shumë më tepër sesa një iniciativë – është deklarata përfundimtare e barazisë dhe e para për sportin. Unë jam i entuziazmuar për këtë vendim i cili  është fillimi i udhëtimit. Së bashku ne po punojmë shumë për të bërë diçka shumë të veçantë për gratë, për lojën “.