Japonezët heqin dorë nga gratë, zgjedhin kukulla silikoni për të kaluar jetën

51

Japonezët kanë një sjellje e zakone të veçanta sa i përket jetës intime. Pa qenë paragjykues, japonezët u kanë ”hapur” sytë perëndimit për shumë tema që kanë qenë tabu. Megjithatë trendi i fundit që po përhapet në këtë shtet ndoshta nuk do të pëlqehet aq shumë nga njerëzit. Bëhet fjalë pikërisht për lënien e gruas apo partneres e fëmijëve dhe përfshirjen në një marrëdhënie me kukulla silikoni. Po, dy burra e kanë bërë këtë hap dhe kanë shpjeguar arsyet pse.

Fizioterapisti Masayuki ka thënë për AFP reports se aid he gruaja e tij nuk kishin më intimitet që pas lindjes së fëmijës së tyre dhe ai pati një ndjenjë vetmie. Për këtë arsye ai bleu kukullën Mayu për të mbushur boshllëkun romantik. Ai tha gjithashtu se ishte “dashuri me shikim të parë” në momentin që pa kukullën në ekspozitë. Tani ai fle me kukullën dhe jo me gruan e tij, megjithëse jetojnë në të njëjtën çati. Masayuki madje e merr kukullën e tij në takime dhe shpeshherë e ul në karrige me rrota.

Senj, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, hoqi dorë nga gruaja për kukullën e tij të silikonit Saori. Biznesmeni refuzon të heqë dorë nga kukulla e tij megjithëse ky vendim i ka shkatërruar familjen. Ai thotë se djali i tij e ka pranuar këtë fakt ndërsa vajza jo.

Senj thotë se ai mori këtë vendim pasi njerëzit janë shumë kërkues dhe gjithmonë duan diçka në këmbim si para ose angazhim.
Ai thotë gjithashtu se i rreh zemra fort kur është pranë Saorit duke e ditur se ajo nuk do ta tradhëtojë apo shqetësojë kurrë . Biznesmeni ka shtuar gjithashtu se ai ka vendosur të mos dalë më kurrë në takime me vajza apo gra sepse ato janë pashpirt.