Beyonce ngre në piedestal ish-Zonjën e parë, ‘Shumë e lumtur që fëmijët e mi jetojnë në një botë me Michele Obama’

38

Michele Obama është një nga 100 njerëzit me ndikim më të madh sipas Revistën Time. Askush më mirë se këngëtarja me famë botërore Beyonce nuk mund të kishte shkruar një vlerësim prekës për ish Zonjën e parë dhe autoren e librit “Becoming”, në të cilin shprehej se Michele ka frymëzuar jo vetëm atë, por edhe fëmijët e saj.
“Ajo mund të kishte qenë ndikuese vetëm për faktin se ishte në Shtëpinë e Bardhë, gruaja e parë Afro-Amerikane. Por ajo e përdori fuqinë e pozicionit të saj edhe për të përmirësuar botën rreth saj” ka shkruar Beyonce.
Iniciatova e saj ‘ Të arrijmë më lart’, për shembull, inkurajon të rinjtë të plotësojnë edukimin e tyre edhe pas përfundimit të shkollës së mesme. Ajo na jep fuqi të mposhtim frikërat tona. Unë jam e nderuar të njoh një zonjë kaq brilante e cila ka folur për sakrificat që ka bërë për të balancuar pasionet e saj duke qenë në të njëjtën kohë nënë, bashkëshorte e tashme autore e e librit të shumëshitur “Becoming”. Ajo ka vazhduar të shfaqë veten e saj edhe nëse kishte kritika. Ajo ia ka dalë të bëhet një engjëll mbrojtës”.
Beyonce e cila është nëna e 7 vjeçares Blue Ivy dhe binjakëve Sir dhe Rumi e ka njohur Michele Obama-n një natë përpara se Obama të bëhej president dhe e konsideron atë si një prej njerëzve që u jep më shumë shpresë të tjerëve.
Unë jam shumë mirënjohëse që fëmijët e mi jetojnë në një botë ku Michele Obama dhuron shkëlqimin e saj dhe është një burim frymëzimi për të gjithë ne”, ka thënë Beyonce.