Historia e përparëses së gjyshes, “magjia” përmes një cope

29

Qëllimi i parë i përparëses së gjyshes ishte të mbronte rrobat poshtë, por njëkohësisht shërbente si dorezë për të kapur tiganin e nxehtë nga furra.

Ishte e mrekullueshme për të tharë lotët e fëmijëve dhe në disa raste për të fshirë fytyrat e bëra pis.

Në kotec shërbente për të transportuar vezët, e ndonjëherë edhe zogjtë e vegjël të pulave.

Kur vinin miqtë në shtëpi përparësja shërbente për të fshehur fëmijët e ndrojtur.

Kur bënte ftohtë, gjyshja mbulonte shpatullat.

Ajo përparëse e mirë dhe e vjetër tundej për t’i fryrë zjarrit dhe druve.

Me të transportoheshin patatet dhe drutë e thatë për sobën në kuzhinë.

Në kopsht ajo shërbente si shportë për perimet, pas bizeleve e kishin radhën lakrat.

Në fund të stinës përparësja shërbente për të mbledhur mollët e rëna poshtë pemës.

Kur vinin papritur miq mahniteshim sesi ajo përparëse kthehej në leckë për të marrë pluhurat.

Kur vinte ora për të ngrënë drekë, gjyshet shkonin në fund të shkallëve dhe tundnin përparëset dhe kështu burrat në fushë e dinin se kishte ardhur ora për të ngrënë.

Gjyshja e përdorte përparësen edhe për të vënë mbi parvazin e dritares ëmbëlsirën me mollë për t’u ftohur.

Ndërsa sot nipërit dhe mbesat e vënë aty për ta shkrirë kur e nxjerrin nga frigoriferi.

Do të duhen të kalojnë shumë vite, që ndonjë send apo shpikje tjetër të zëvendësojë përparësen e vjetër, që do të ishte një copë pa vlerë nëse nuk do ta vishte magjikja gjyshe.

Femër