Historia e gruas shqiptare që rriti dy fëmijë nën këtë gurë

147

Guri i plakës, është një histori e cila duke u përcjellur brez pas brezi, jeton edhe sot e kësaj dite nëpër viset tona.

Guri është çarë mespërmes nga një kompani franceze në vitin 1936, kur Jugosllavia e Versajës ndërtoi hekurudhën Prishtinë-Pejë, e cila është e qarkullueshme tash 80 vjet.

Guri i Plakës sipas gojëdhënave të fshtarëve përreth e sidomos të fshatit Gradicë e Godanc e paraqesin rastin duke pohuar se në afërsi të Gurit të Plakës ka qenë një lagje (mahallë), një familje me dyzet anëtarë, me pushtimin e sllavëve në atë përleshje vriten 80 persona, kurse plaka me 2 nipat e saj i shpëton ngjarjes.

E moshuara të nesërmen bashkë me nipat, bagëtitë, delet dhe dhitë, afrohet te guri ku the strehohet.

Thuhet se e moshuara ka jetuar gjithë jetën e saj në këtë gurë deri sa është rrëzuar dhe ka humbur jetën.

Jo rrallë trillohen mitet dhe legjendat në Kosovë. Edhe sajohen sipas trillit të njerëzve. Fat të këtillë ka patur edhe Guri i Plakës. Trillanë të ndryshëm flasin shumë për të. Edhe më keq kur nuk dinë ç’dallim ka miti me legjendën.

gazetametro