Historia e gruas që reformoi Matematikën

36

Hilda Geiringer ishte një grua hebreje nga Vjena e cila ishte shumë e talentuar në fushën e matematikës. Ishte viti 1939 kur ajo mbërriti në New York, pas shumë sfidave e sakrificave.

Për rreth gjashtë vjet, ajo kërkoi t’i shpëtonte kërcënimit nazist dhe kështu udhëtoi kudo nëpër Europë. Në atë kohë ajo shkoi në Turqi, u bllokua në Lisbonë dhe i shpëtoi më pas internimit në kampin nazist. Arritja e saj në SHBA duhet të kishte qenë një kapitull shumë i mirë për të, por përsëri filluan sfida të tjera.

Geiringer, gruaja e parë që mësoi Matematikë të aplikuar në një universitet gjerman, ishte e njohur si një mendimtare novatore që zbatoi pasqyrën e saj matematikore, në shkencat e tjera. Por në SHBA, ajo luftoi për dekada për të rifituar statusin e saj në këtë fushë.Kjo gjë nuk ishte për shkak të talenti të Geiringerit, por puna e saj ishte më shumë se sa jetesa e saj, ishte motivim për të.“Unë dua të bëjë shkencë. Ndoshta është ajo për të cilën kam nevojë,” shkruante ajo në një letër drejtuar presidentit të Kolegjit Wheaton në Masashutas,në vitin 1953.

Geiringer lindi në Vjenë në vitin 1893. Në një kohë kur pritej që gratë kryesisht të martoheshin herët, prindit e Geiringer investuan në edukimin e vajzës së tyre. Fillimisht e dërguan në një shkollë të mesme për lëndë shkencore, pastaj paguan për studimin e saj për matematikë dhe fizikë në Universitetin e Vjenës.Pas studimeve të saj ajo mori gradën e doktoratës në matematikë në vitin 1917. Ajo shkruaji edhe një libër që fliste për trigonometrinë e përparuar dhe zhvilloi një teori të përgjithësuar për dy ndryshoret e cila u botua në Muajin e parë të Matematikës dhe Fizikës. Pavarësisht arritjeve të saj Viena nuk mund të mbante një matematikane femër, hebre.

Në 1921 ajo u bë asistente e Richard von Mises, drejtori i Institutit të krijuar për Matematikë të Aplikuar në atë kohë. Më pas në moshën 34 vjeçare ajo u bë më shumë se asistente, u bë pedagogia e parë femër në universitet.

Ajo kreu një sërë kërkimesh, duke botuar 18 artikuj në anglisht dhe madje edhe një libër shkollor, në turqisht. Ajo gjithashtu kreu kërkime inovative në teorinë e probabilitetit, duke konfiguruar ekuacionet rekursive për të studiuar shpërndarjen e gjeneve dhe llojeve të gjakut. Pas lavdisë në Truqi së bashku me Von Mises ajo u detyrua të shkonte në SHBA. Por emigrimi në Amerikë, me taksat e larta vjetore , nuk ishte i lehtë, veçanërisht në vitin 1939.

Kur Geiringer po kërkonte pozicione pune gjatë Luftës së Dytë Botërore, matematika e aplikuar ishte në kërkesë në Shtetet e Bashkuara.“Rritja e kërkesës së Matematikës së aplikuar në SHBA, ka të bëjë me hulumtime të lidhura me luftën,” thotë Alma Steingart, historiane e matematikës së aplikuar në universitetin Kolumbia në Neë York. “Sipas saj matematika është një nga fushat më të këqija për sa i përket pjesëmarrjes së grave.

Geiringer nuk gjeti kurrë në një universitet amerikan, një pozicion të barabartë me atë që kishte në Gjermani dhe Turqi.Pasi filloi punë Geiringer i shkroi von Mises, “unë shpresoj se do të ketë kushte më të mira për brezat e ardhshëm të grave.” Pas kësaj ajo u mor me përpilimin dhe redaktimin e disa librave të von Mises si, “Statistikat dhe e vërteta” botuar në vitin 1964 dhe “Teoria Matematikore e Probabilitetit dhe Statistikave” në vitin 1957.