Gruaja: Burri im më tradhton! Shoqëria: Duro, zbukurohu për të dhe…

33

Burri: Gruaja ime më tradhton!
Shoqëria: Shkurorëzoje dhe martohu me një tjetër, ky është gabim që nuk falet, mos u bë dejuz!

Gruaja: Burri im më tradhton!
Shoqëria: Duro, zbukurohu për të sa më shumë do t´ia fitosh zemrën përsëri, mos kërko shkurorëzim, duro për hir të familjes, mundohu t´ia bësh gjellërat e preferuara do ta rikthesh dashurinë e tij!

Burri: Gruaja ime është sterile, nuk lind fëmijë

Shoqëria: Merr tjetrën, lehtë është kjo punë!

Gruaja: Burri im është steril!
Shoqëria: Duro se Zoti është me durimtarët!

Burri: Gruaja ime është e sëmurë nuk po mund më t´i kryej obligimet shtëpiake!
Shoqëria: Shkurorëzoje, merr tjetrën, çka po pret!

Gruaja: Burri im është i sëmurë, nuk mund më të vazhdoj në punë!
Shoqëria: Duro e dashur, gjej ndonjë punë kështu i ndihmon familjes tënde, por mos harro të kujdesesh për burrin dhe ta pastrosh shtëpinë kur të kthehesh nga puna!

Burri: Gruaja ime është inatçore nuk i dëgjon fjalët e mia!
Shoqëria: Shkurorëzoje e gjen një grua njëqind herë më të mirë se ajo!

Gruaja: Burri im më keqtrajtom dhe sillet vrazhdtë me mua!
Shoqëria: Duro për hir të fëmijëve e familjes!

Burri: Gruaja ime nuk është e bukur dhe më nuk po më pëlqen si në fillim!
Shoqëria: Shkurorëzoje dhe merre një më të bukur!

Gruaja: Burri im nuk është fare i bukur, era e tij ta zë frymën çdo ditë, nuk më pëlqen më!
Shoqëria: Duro, edhe nëse burri yt është i shëmtuar, pas një kohe do të dashurohesh në të!

Pse shoqëria çdoherë e këshillon burrin që ta ndërroj gruan e tij si të ishte ndonjë plaçkë apo orendi shtëpiake, kurse njëkohësisht e këshillon gruan të duroj e të vetësakrifikohet?

Ps: Krimi dhe padrejtësia nuk justifikohen qoftë nga burri apo nga gruaja, secili duhet ta bartë peshën e “krimit” të tij dhe secili duhet të vetëflijohet për të jetuar të lumtur nën një çati.

Përkthim: Rijad Imeri