Gratë lidere, e përbashkëta e vendeve që po e luftojnë më mirë COVID-19?

34

Nga Islanda tek Taivani dhe nga Gjermania tek Zelanda e Re, gratë janë duke i treguar botës si menaxhohen momentet e vështira si kjo që po përjetojmë tani. Në Finlandë, Islandë dhe Danimarkë pandemia po tregon se gratë kanë atë që duhet kur bëhet fjalë për çështjet e shtetit.

Çfarë po mësojmë prej tyre?

Realiteti.

Kancelarja Gjermane Angela Merkel reagoi herët dhe qetësisht u shpjegoi bashkëatdhetarëve të saj se kjo pandemi ishte serioze dhe se do të infektohej 70% e popullsisë. Është serioze, u shpreh kancelarja, ndaj merreni seriozisht. Njerëzit e morën vërtet seriozisht. Testimet filluan menjëherë. Numri i personave të infektuar në Gjermani është më i ulët se ai në shtetet fqinje në Europë ndaj edhe kufizimet në këtë shtet mund të hiqen relativisht shpejt.

Vendosmëria.

Presidentja e Taivanit Tsai Ing Wen ishte ndër të parat që reagoi shpejt. Në muajin Janar me shfaqjen e rasteve të para të këtij virusi, ajo prezantoi 124 masa për të frenuar përhapjen. Ky shtet nuk i kishte të nevojshme bllokimet e zakonshme që po bëhen në shumë shtete. Aktualisht Presidentja ka dërguar 10 milion maska në SHBA dhe Europë. Sipas televizionit Amerikan CNN, menaxhimi i kësaj situate nga Tsai Ing Wen ishte një nga menaxhimet më të mira në botë të COVID-19 duke e mbajtur pandeminë nën kontroll dhe me vetëm 6 vdekje.

Edhe Jacinda Ardern, kryeministrja e Zelandës së Re reagoi herët duke bllokuar vendin dhe duke qënë maksimalisht në gadishmëri. Ardern imponoi vetë-izolim për ata njerëz që hynin në Zelandën e Re kur në të gjithë vendin ishin shënuar vetëm 6 raste si dhe ndaloi menjëherë të huajt që të hynin brenda këtij shteti. Qartësia dhe vendosmëria e shpëtuan Zelandën e Re nga furtuna. Deri më tani ky vend ka regjistruar vetëm 4 vdekje.

Teknologjia

Islanda nën drejtimin e kryeministres Katrín Jakobsdóttir u ka ofruar qytetarëve të saj teste falas per COVID 19 dhe kjo do të shndërrohet në një çështje kyçe për të studiuar shifrat reale të përhapjes dhe fatalitetit të COVID 19.  Shumë shtete i kanë testet e limituara dhe vetëm për personat që shfaqin simptoma.

Sanna Marin është gruaja më e vogël në moshë që u zgjodh kryeministre e Finlandës në Dhjetor të 2019. Marin përdori influencuesit e rrjeteve sociale si agjentë kyç në luftën ndaj koronavirusit. Duke marrë parasysh se askush nuk i ndjek mediat ata kanë ftuar influencues të të gjitha moshave që të përhapin informacione të bazuara në fakte për të menaxhuar pandeminë.

Dashuria.

Kryeministrja e Norvegjisë Erna Solberg pati idenë inovative për të përdorur televizorin si mjet për tu folur hapur fëmijëve të kombit të saj. Solberg dha një konferencë për shtyp dhe nuk i lejoi të rriturit duke u kthyer përgjigje vetëm pyetjeve të fëmijëve nga i gjithë vendi. Ajo u shpjegoi edhe përse është normale që të ndjehemi të frikësuar. Kjo ide i la të gjithë pa fjalë.

Edhe sa risi të tjera, të thjeshta dhe njerëzore mund të kemi falë aftësive drejtuese të grave?

Tani krahasojini këto gra lidere me burrat e “fortë” që e përdorin krizën si garë se kush e vendos më shpejt autoritarizmin. Fajësojnë të tjerët, kapin pushtetin gjyqësor, sulmojnë gazetarët dhe i shtrojnë vendit një ‘jorgan’ të errësirës së përjetshme. Studimet gjithmonë kanë treguar se gratë drejtuese janë ndryshe dhe të dobishme. Është koha ti njohim dhe ti votojmë ato.

Nga Avivah Wittenberg-Cox, lidere e konsulencës kryesore gjinore.

 

Emi Bibolli, Bitch Magazine