“Feminizmi është për djemtë”, libri që tregon se feminizmi ndihmon të dyja gjinitë

44

“Djemtë mund të luajnë sporte me vajzat, të veshin fustane, të gatuajnë, të luajnë me kukulla, të shprehin emocionet,të zënë miqësi me të gjithë dhe të besojnë në barazi”
Elizabeth Rhodes
Feminizmi nuk është vetëm për të treguar të drejtat e barabarta mes gjinive, por gjithashtu edhe në kërkim të crrënjosjes së stereotipeve gjinore, duke lejuar gjithkënd që të jetë vetvetja. Autorja, artistja dhe aktivistja Elizabeth Rhodes, në lidhje me këtë temë ka publikuar librin “Feminizmi është për djemtë”. Ajo thotë se djemtë janë aleatët më të rëndësishëm në lëvizjen e barazisë gjinore. Rhodes thekson gjithashtu se djemtë feministë nuk duhet të jenë të të përjashtuarit, port ë vendosin një normë në shoqëri.
Elizabeth Rhodes është një përkrahëse e të drejtave të grave dhe një feministe e deklaruar e cila beson se kjo gjë i përket të dy gjinive. Ajo e shkroi këtë libër me përpjekjen e normalizimit të faktit që edhe djemtë mund të jenë feministë. Ajo shprehet se ka qenë një keqkuptim në shoqëri fakti që feminizmi i përket vetëm grave. Sipas saj nga një feminizëm i suksesshëm përfitojnë të dyja gjinitë.
Elizabeth shpreson që ky libër ti ndihmojë prindërit për ti edukuar djemtë e tyre me konceptin e botës feministe. Në të njëjtën kohë tu tregojë fëmijëve një libër që tregon se edhe djemtë janë të ndryshëm, por krenarë për interesat e tyre, shprehjet e emocioneve , krijimin e shoqërive të ndryshme duke besuar tek barazia e vërtetë.