E thotë dhe shkenca: Burrat ua vështirësojnë jetën grave duke u sjellë si bebe

44

Edhe nëse shkenca nuk do e konfirmonte këtë, shumë gra e kanë të qartë se të kesh një burrë në shtëpi është njëlloj si të kesh një fëmijë të vogël. Ai nuk ngjason fare me një partner i cili të ndihmon të ndash ngarkesën e ditës.

Rreth 7.000 nëna në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë pjesë e një studimi ku u kërkohej të jepnin arsyet që shkaktonin streset e tyre të përditshme dhe rezultatet ishin befasuese: Nënat janë shumë të stresuara!

Nga 1-shi deri tek 10-a (shkalla me të cilën u mat niveli i stresit) stresi i këtyre nënave ishte 8.5 dhe 46 % e tyre pohuan se burrat janë pikërisht ata që i stresojnë më tepër se fëmijët në shtëpi.

“Të sillet si fëmijë 7 vjeç një fëmijë 7 vjeç është mëse normale, por të sillet si një fëmijë 7 vjeç një burrë 35 vjeç është situatë shumë herë më stresuese”, thotë Deno Fleno, një prej nënave.

75 % e këtyre nënave pohuan se punët e shtëpisë dhe kujdesi ndaj fëmijëve kryhen vetëm nga ato kurse 1 në 5 nëna pohuan se janë vazhdimisht të stresuara pasi burrat e tyre nuk i ndihmojnë kurrë. Një tjetër nënë u shpreh se ndihej shumë e lodhur fizikisht e emocionalisht dhe se kjo lodhje i shtohej akoma më tepër kur burri i saj kthehej në shtëpi.

Sigurisht jo të gjithë burrat përfshihen tek ky studim sepse jo të gjithë janë njëlloj por thelbi qëndron se burrat duhet të gjithë bashkë të bëhen bashkëpunues brenda shtëpisë duke i ndihmuar gratë në punët e shtëpisë dhe me kujdesin ndaj fëmijëve.

Mos harroni ndërkohë t’i bëni vetes tuaj një pyetje shumë të thjeshtë: a ka një arsye kjo grua të cilës po ia vështirësoni jetën kur duhet t’ia thjeshtësoni për t’iu mbajtur akoma në jetën e saj?

Përktheu për Bitch Magazine.al Emi Bibolli