E tallur gjithë jetën për problemin me këmbët, por ka gjetur dashurinë dhe ka jetë të shkëlqyer seksuale

63

Dashurinë e tyre nuk e ka ndalur asgjë. Megjithëse ajo ka lindur me  gjysmën e trupit ka sfiduar kritikat duke gjetur atë që mbështet dhe e pranon ashtu siç është. Piyah Martell, nga Kalifornia ka lindur me një kushtëzim të rrallë. Ajo e pranon se defekti në lindje ia ka vështirësuar jetën. Mutacioni gjenetik i saj nuk ka lejuar rritjen dhe zhvillimin e shtyllës kurrizore e të këmbëve. Shumë prej shokëve të saj të klasës e tallnin atë dhe kjo ia bënte edhe më të ëvshtira ditët. Piyah pranon se shkolla e mesme ishte edhe vendi ku ndiente më shumë bullizëm. Shokët e mi ishin të pasjellshëm, më tallnin, flisnin mbrapa krahëve të mi, pohon ajo.

Gjendja e saj nuk ia ka bërë të lehtë të njihej me djem, por asnjeherë nuk është mposhtur. 6 vjet më parë ajo takon Andreën. Si çdo çift tjetër ne grindemi, diskutojmë, kemi luhatjet tona, por gjithmonë e kemi bërë lidhjen tonë të funksionojë.

Andreë e do po aq shumë të dashurën e tij. Unë mendoj se ajo është shumë e bukur, e ëmbël, nuk e di , ajo është thjesht e mrekullueshme , ka thënë ai.

Çifti janë shprehur se funksionojnë shumë mirë të dy dhe se kanë një jetë seksuale shumë të shëndetshme. Andreë ka shtua se ai dhe Piyah kanë një jetë të shkëlqyer seksuale.