E shajnë për mbiemrin, gruaja nga Elbasani dëshiron ta ndërrojë

26

Disa gjëra nuk mund ti zgjedhim dot në jetë, pasi ato na trashëgohen nga të parët. I tillë është  edhe mbiemri. Fëmijët e pasojnë nga prindërit, ndërsa një grua e martuar shpesh herë e merr nga bashkëshorti. Por është i çuditshëm fakti që edhe në vitin 2019-të ka ende njerëz të cilët  të paragjykojnë pa arsye për shkak të asaj që mbiemri nënkupton.

I tillë është rasti i familjes Matrapazi në Elbasan, të cilët për shkak të mbiemrit janë paragjykuar shpesh nga shoqëria. Të lodhur nga kjo situatë dhe ofendimet pa arsye, Hamide Matrapazi nga Elbasani kërkon të ndryshojë mbiemrin e saj, një kërkesë kjo e fëmijëve të saj. Gruaja tregon arsyet e marrjes së vendimit për të ndryshuar mbiemrin.

Dëshiron që të ketë një mbiemër pa nënkuptime negative dhe mendon se  ai Selimi është i përshtatshëm për të. Ka bërë kërkesë në institucionet shtetërore, por cuditërisht është hasur me faktin se kërkesën e saj duhet ta shpallë të paktën në dy botime gazetash. Ndaj Znj Hamide kërkon ndihmë në media.

Fax Web