E përdhunuar në moshën 19-vjeçare, Lady Gaga flet për stresin e përjetuar

78

Këngëtarja me famë botërore Lady gaga ka folur për stresin post traumatik që ka përjetuar pas përdhunimeve të përsëritura kur ishte vetëm 19 vjeç.

Në një intervistë me Oprah Winfrey, ajo ka pohuar se është përdhunuar dhe ka vuajtur shumë, kjo edhe për faktin se nuk e ka trajtuar traumën e përjetuar.Gaga ka pranuar se e njihte personin që abuzoi me të .

Papritur u bëra një yll dhe isha duke shëtitur kudo në botë, duke shkuar nga hoteli në garazh, apo nga limuzina për në skenë, dhe kjo gjë nuk më bënte përshtypje. Krejt papritur fillova që të ndjej sërish dhimbjen e pafundme që kam ndjerë në të gjithë trupin e cila më bëri të përjetoj edhe një herë ndjesinë e përjetuar pasi isha përdhunuar”,- ka thënë ajo gjatë intervistës.

Vitin që lamë pas Gaga kërkoi falje për bashkëpunimin që kishte bërë me këngëtarin R Kelly pasi ai u arrestua nën akuzën e abuzimit seksual me vajza të reja.Ajo postoi një shkrim në rrjetet sociale pas akuzave që kishte dëgjuar kundër Kelly, që sipas saj ishin të pajustifikueshme.

Si viktimë e abuzimeve seksuale, unë bëra këngën dhe videon në një kohë të errët të jetës sime”,- shkroi ajo.

Gjatë intervistës Gaga foli gjithashtu edhe për betejën e saj me fibromialgjinë si dhe për thashethemet për romancën e saj me Bradley Cooper.