E paragjykuar për lidhjen me një djalë 19 vite më të ri, aktorja: ish burri më dha mbështetjen

26

Sot është e lidhur me një djalë 19 vite më të ri se vetja, e paragjykimet për këtë kanë qenë të shumta, por aktorja Adriana Matoshi nuk e ka “vrarë” shumë mendjen. Ndryshe nga ç’mund të mendojë shumëkush, ajo madje ka marrë edhe pëlqimin e ish-bashkëshortit për këtë lidhje.

“Ti gjithnjë zgjedh djem të bukur”,- i ka thënë Albert Sylejmani ish gruas së tij teksa e ka këshilluar që të mos dëgjojë fjalët e të tjerëve, por vetëm zemrën e saj.

Në një intervistë për emisionin “Ftesë në 5”, aktorja e shumë çmimeve të marra tregoi më shumë për historinë e saj të jetës. Ajo tha se ishte njohur që në gjimnaz me Sylejmanin me të cilin ka edhe 4 fëmijë, ku më e madhja është 20 vjeç e më e vogla 8.

Ishte viti 2012 kur Adriana u përball me tumorin në kokë, teksa ishte shtatzënë me vajzën e në të njëjtën kohë në xhirimet e një filmi. Pasi përballoi me sukses këtë përballje me jetën, ajo vendosi të divorcohej nga partneri i saj.

Ndërkaq sot aktorja tha se prej pak muajsh është duke shijuar dashurinë e saj të re me Keith, një futbollist 21 vjeçar të cilin e ka njohur në Kosovë. Matoshi tregoi se si I kishte ndjerë paragjykimet e shumta për origjinën afrikane të Keith e faktin që ai është 19 vite më i vogël se ajo. Megjithatë ndihej shumë mirë që kishte mbështetje nga familja e saj, rrethi shoqëror e madje edhe ish bashkëshorti.