“E kam pa babën gati tu e mbyt nanën dhe s’kam mujt me ba gjë”,-Antonela rrëfehet në Përputhen

40

“E kam pa babën gati tu e mbyt nanën dhe s’kam mujt me ba gjë, se s’kisha ca t’i bëja.”,- tha Antonela mes lotësh, një prej vajzave pjesëmarrëse në Përputhen.

Pas debateve të ndodhura të dielën që lamë pas në Përputhen Prime, Antonela doli jashtë studios duke qarë e pasditen e sotme, tregoi arsyen se pse doli pikërisht në këtë mënyrë.

Ajo tregoi para gjithë konkurentëve se babai i saj i cili sot nuk jeton më, e dhunonte nënën e saj.

“I falenderoj të gjithë që më ndenjën afër mu kujtuan ca gjëra që kam kaluar në familje.
Mu kujtua babi që nuk jeton më dhe atë rrëmujën që na bënte në shtëpi mua dhe familjes dhe mamit, kujtoj atë pjesën që po bërtisnin të gjithë dhe s’ndalonte më situata, e humba me dolën lot vetvetiu.”,- tha Antonela në Përputhen

Mes komenteve të Arjanit e syve që ishin ngulur tërësisht tek ajo, Antonela tregoi frikën që kishte ndjerë nga kërcënimet e të atit e peripecitë që kishte kaluar së bashku me nënën e saj e motrat e vëllezërit, por edhe pengun që i ka ngelur.

“Më kujtohet natën e fundit që na ka nxjerrë nga shtëpia dhe jemi ndarë aty. kemi shkuar në Itali se ai kërcënonte se donte të ana vriste neve dhe nanën, kemi shkuar në Itali me një veshje ne trup e me asgjë tjetër .

Pas një viti s’kishim dokumenta akoma dhe më thotë dikush në facebook ngushëllime për babin, më ka mbet merak që s’kam qenë në varrim por nëna ime është një person i fortë që s’na ka bërë me ndi mungesën e babës , megjithatë ai duhet.

Ne jena 4 fëmijë dhe jam ndihmuar nënë ta ndihmojë, se po të na kishte lënë dhe ajo se di ku do ishim.
Kemi shkuar në Itali dhe u dorëzuam në polici që të a ndihmonin dhe na thanë s’kemi ca tu bëjmë , ikni ku të doni.

Kishim dhe vëllain 4 vjeç, binte shi atë ditë, del mami me pasaporta dhe thotë s’na pranojnë. Shefi i policisë e pa këtë skenë dhe na strehoi, për dy vite jetuam në një qendër pastaj gjetëm punë dhe ia dolëm disi. Mami la gjithë jetën e saj këtu se ishte mësuese matematike dhe ka punuar dhe si pastruese në Itali.

E kam pa babën gati tu e mbyt nanën dhe s’kam mujt me ba gjë, se s’kisha ca t’i bëja.”