Dilemat e Krishtlindjes? 15 dhuratat më të mira uniseks që mund të zgjidhni

39

Krishtlindjet janë afër dhe shumë prej nesh po përgatiten për shopping. Është mjaft e vështirë të blesh dhurata për dikë që nuk e ke aspak idenë se çfarë preferon. Duhet një dhuratë uniseks që është edhe e dobishme njëkohësisht.

Cila është dhurata që mund t’i jepet dikujt pa marrë parasysh nëse është grua apo burrë?

Le të shohim më poshtë përgjigjet e 15 njerëzve të ndryshëm:

  1. Unë dhe vëllai im ( 43 dhe 41 vjeç ) i dhurojmë njëri-tjetrit çdo vit CD muzikore. Është një dhuratë perfekte për mua pasi kërkon kohë për t’u realizuar dhe përkushtim. Kjo histori ka nisur që në periudhën e shkollës kur ne ishim tepër të varfër për të blerë dhurata.
  2. Si një person në moshë të re dhe gati për të jetuar vetëm mendoj se pajisjet e kuzhinës do të ishin një ide e mirë, psh: një tigan apo disa pajisje kuzhine prej argjëndi.
  3. Adultët në moshë të re të cilët tani kanë filluar të jetojnë vetëm, shpeshherë kanë nevojë për pajisje shtëpiake. Xhaxhai im më ka dhuruar një kuti me pajisje kur isha 18 vjeç dhe kjo ishte një nga dhuratat më të dobishme që kam marrë ndonjëherë.
  4. Nëse nuk dini çfarë të dhuroni, atëhere dhuroni diçka që mund të hahet ose pihet.
  5. Çorape. 3 bilion njerëz përdorin çdo ditë çorape të çuditshme.
  6. Mamaja ime më dhuron çdo vit një kartë AAA nëpërmjet së cilës marr shërbime të ndryshme për makinën dhe më bën të ndihem e sigurt.
  7. Jam një burrë i veçantë i moshës së mesme që marr dhurata vetëm nga vetja imë pasi vetëm asaj i besoj.
  8. Çorape leshi.
  9. Unë nuk pranoj të më thotë dikush çfarë t’i dhuroj ndaj librat dhe një shishe bozë janë dhuratat që unë bëj zakonisht. Boza është diçka që ata vërtet e pëlqejnë ndërsa libri është diçka që unë mendoj se u pëlqen. Unë gjithashtu shkruaj në kopertinën e brendshme të librit një dedikim special të shoqëruar me një biletë gërvishtëse llotarie.
  10. Tani jemi të gjithë të rritur dhe dhuratat që bëjmë më shpesh janë çorapet me dhurata të vogla brenda. Gjatë gjithë vitit mezi e pres këtë periudhë.
  11. Unë jam 20 vjeç dhe gjithçka që dua për Krishtlindje janë një palë pantofla, mbathje termike dhe letra bixhozi.
  12. Duke u bazuar tek buxheti im, mbase karamele Halloween-i?
  13. Gruaja ime i dashuron Krishtlindjet. Çdo vit ajo organizon një festë të madhe për të gjithë miqtë tanë dhe mezi e pret atë moment. Këtë vit ajo bleu disa dhurata ndërsa unë kam ftuar mikun tim më të mirë që t’ua bëj surprizë gjatë festës pasi gjërat materiale nuk i preferoj.
  14. Unë zakonisht pasi marr vesh më fshehtësinë më të madhe se për çfarë kursejnë njerëzit u dhuroj një kartë në mënyrë që të shkojnë tek dyqani i tyre i preferuar për të blerë ato që kanë dëshirë. Kur u kushton rëndësi atyre apo e di shumë mirë se çfarë ata dëshirojnë është njëlloj si t’i bësh vetes një dhuratë.
  15. 15.Kohët e fundit jam kujdesur që t’u dhuroj njerëzve disa paketa apo çertefikata të cilat u japin mundësinë të shkojnë në qendra masazhi për t’u relaksuar, për të kaluar një ditë në kopshtin zoologjik, për të ngrënë një darkë apo për shumë aktivitete të tjera. Njerëzit lumturohen më tepër kur u jepet mundësia për të ndjekur një aktivitet sesa kur u dhurohet diçka.

Përktheu për Bitch Magazine.al Emi Bibolli