Burrat që dhunojnë gratë do të dëbohen menjëherë nga banesa duke nisur nga data 18 nëntor 2020. Është ky ndryshimi i ri ligjor i cili është miratuar nga parlamenti në datën 15 tetor të këtij viti. Më herët dhunusei largohej nga shtëpia e viktimës vetëm me një urdhër gjykate, por tashmë Policia e shtetit do të kryejë largimin e menjëhershëm të dhunuesit.
Por ccfarë do të ndodhë me largimin e burrave nga banesat e përbashkëta me gratë apo pjesëtarë të familjes? Për këtë është parashikuar një bashkëpunim me bashkitë e qyteteve për të arritur në sigurimin e një strehe të re.
Pas kësaj ndërhyrje do të jetë gjykata ajo që do të vlerësojë vendimin emergjent të largimit të dhunuesve nga banesat.
Ajo që bëhet e ditur gjithashtu është se me ndryshimet e reja ligjore parashikohet edhe dettyrimi që dhunuesit të marrin pjesë në programe rehabilitimi psikosociale apo alkoolike.
Ky ndryshim i ri ligjor duket shumë premtues pasi para hartimit të këtij ligji periudha nga dënoncimi i dhunës e deri tek vendimi i gjykatës ka shërbyer në shumë raste si një periudhë ku dhuna është shtuar akoma më shumë.
Përshtatur nga shqiptarja.com