Demi Lovato: Kam humbur virgjërinë përmes një përdhunimi

16

Demi Lovato ka ndarë në dokumentarin e saj të ri “Dancing with the devil”, faktin se e kanë përdhunuar dhe e kanë droguar kur ka qenë adoleshente.

Dy ngjarjet kanë ndodhur kur këngëtarja e famshme ishte 15 dhe 18 vjeç.

“Kam humbur virgjërinë përmes një perdhunimi”,- është shprehur ish ylli i Disney.

“Kur isha adoleshente isha në një situatë të ngjashme. Kam humbur virgjërinë përmes një përdhunimi.

Unë s’kisha një herë të parë romantike. S’ishte për mua, ma shpifte. Pastaj më duhej ta shihja këtë njeri gjatë gjithë kohës, prandaj fillova të mos haja më dhe ta përballoja në mënyra të tjera.

E kam dënuar veten për vite me radhë, prandaj kam kaluar një kohë shumë të vështirë derisa kam pranuar se çfarë ndodhi ishte në fakt përdhunim. Ne thjesht dilnim dhe mendova se nuk do t’i çonte gjërat më larg nëse unë s’doja. Kjo s’kishte rëndësi për të dhe e bëri. Për shumë kohë i kam thënë vetes që është faji im sepse unë pranova të jem në një dhomë me të. Unë dilja me të.”

Ngjarjen tjetër traumatike Demi e kujton ne 2018-en, kur përfundoi në mbidozë nga shpërndarësi i saj i drogës.

“S’është se thjesht më droguan. Përfituan nga unë. Kur më kanë gjetur isha lakuriq, kisha marrë ngjyrë tjetër. Praktikisht isha e vdekur për 1 javë pasi ai përfitoi prej meje. Kur u zgjova në spital më pyetën nëse kisha bërë seks pa vetëdije. Kisha vetëm një si vegim të tij sipër trupit tim. Mu kujtua ajo pjesë dhe thashë po. Një muaj pas mbidozës kuptova se nuk kam qenë në gjendje të marr një vendim të ndërgjegjshëm.”

Premiera e dokumentarit të ri të Demi Lovato-s do të jetë në 23 mars, 2021 në YouTube.